Sigurisht që nuk do të mund të besoni por ja që është e vërtetë që këngëtari i ri Justin Bieber ka një shpirt pak më të vjetër. Megjithatë, mjafton ta dëgjoni vetëm një herë këtë këngëtar gjenial të muzikës soul për të kuptuar që ai është disa vite para bashkëmoshatarëve të tij. Ç’është e vërteta, Justin Bieber ngarkoi disa video-incizime amatore në “You Tube” në vitin 2007, me ç’rast ai e dëshmoi talentin e tij të shumëfishtë dhe të përsosur duke kënduar këngët e muzikantëve të mirënjohur, si: Usher, Ne-Yo dhe Stevie Wonder, dhe më pas, sa hap e mbyll sytë, numri i klikimeve në video-incizimet e Justin-it arriti në 10,000,000.
“Kam filluar të këndoj para rreth tre vjetësh”, theksoi ky këngëtar i lindur në Kanada, i cili është rritur si fëmijë i vetëm në Stratford, Ontario. “Unë u paraqita në një konkurs të këngës të quajtur “Stratford Idol”. Kandidatët e tjerë në këtë konkurs kishin mësuar këndimin dhe tashmë kishin angazhuar mësuesit e tyre për këndim. Unë nuk e merrja shumë seriozisht punën e këndimit në atë kohë sepse unë këndoja vetëm për vete në shtëpi. Megjithatë, edhe pse isha vetëm 12 vjeç, unë u radhita në vendin e dytë.”
Justin dëshironte ta ndante gëzimin për suksesin e arritur me të afërmit e tij dhe kështu filloi të prezantonte këndimet e tij ‘online’. “Unë i ngarkova video-incizimet me këngët e mia nga konkursi në “YouTube” në mënyrë që miqtë dhe familja ime të...
më shumë