< Prev 1 2 336 37 38 39 40 Next >

Java Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë


Sot, në Prishtinë “Java Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë” u hap me Promovimin e legjislacionit kundër korrupsionit në Braille. Lidhur me diskutimin e arsimimit dhe vetëdijësimit të të verbërve për përpjekje kundër korrupsionit në panel diskutuan përfaqësues të Shoqatës së të verbërve të Kosovës, Agjencisë Kundër-Korrupsion, të Zyrës për Bashkëpunim Zviceran në Kosovë dhe UNDP-së. 

më shumë...


Prishtina feston Ditët e Rinisë


30 Shtator - Tri sheshet kryesore të Prishtinës “Ibrahim Rugova”, “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti”, do të jenë sot hapësira ku të rinjtë do të zhvillojnë aktivitete për nder të “Ditët e Rinisë 2015”.
Nën organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prishtinës, do të organizohen sot koncerte të ndryshme, lojëra, shpërndarje të materialeve dhe broshurave si dhe disa aktivitete të tjera.
 

më shumë...


NGA PRODHUESI I EKSPLOZIVËVE E DERI TE DHURUESI I ÇMIMIT MË TË RËNDËSISHËM NË BOTË


Alfred Nobel nga Suedia u pasurua në shekullin e XIX si inovator dhe prodhues. Në vend se t’ia kalonte pasurinë pasardhësve të tij, ai vendosi të themelonte një fondacion. Deri më sot, ky fondacion për çdo vit ndan Çmimin Nobel për figura madhore nga bota e shkencës dhe çështjet aktuale.
“Jam krenar që jamë Pashtun-ja e parë, gruaja e parë pakistaneze dhe personi më i ri që merr këtë çmim. Jam shumë e sigurt se jam laureatja e parë e Çmimit Nobel e cila ende grindet me vëllezërit e saj të vegjël”.

më shumë...


GODITJE NË SHENJË


Harkëtaria është një nga sportet me të cilat Kosova synon të garojë në lojërat të ardhshme Olimpike. Sportistët që merren me këtë sport duhet të kenë shumë përqendrim, saktësi dhe disiplinë.
Agron Mala është krenar me talentin e sportistëve të tij të rinj: “Të dy djemtë kanë një gjuajtje mjaft të mirë”, thotë ai dhe duke e bërë këtë, ai është i përqendruar në pjesën e pajisjeve të tyre sportive, të cilat nuk përbëhen as nga topi e as nga pushka sportive

më shumë...


Karnevali: paradë argëtimi që marshon nëpër qytet


Fasching, Fastnacht, apo karneval – ishte prap ajo kohë kur për disa ditë: miliona njerëz të veshur në tërë botën festuan kulmimin e “sezonës së pestë”. Do t’ju njoftojmë me zakone të popullarizuara dhe shumë aspekte tjera të saj.
Festimi i karnevalit është traditë e shumë vendeve në tokë. Zakonet e sotme i kanë rrënjët në besimin krishter. Më parë njerëzit kanë agjëruar për gjashtë javë para Pashkëve kur ata festonin zhurmshëm me paradë, kostume të ngjyrave të ndryshme dhe muzikë.

më shumë...


Ripërdorimi: Shndërrimi i gjërave të vjetra në të reja


Ripërdorimi është në trend dhe gjatë viteve të fundit është bërë më i rëndësishëm.
Por çfarë është saktësisht ripërdorimi? Të gjithë padyshim kanë dëgjuar për riciklimin, që nënkupton gjëra të vjetra, të përdorura, të hedhura – me fjalë të tjera – mbeturina – ku shumica e të cilave përbëhen nga plastika, letra ose materiale të tjera, të cilat mblidhen dhe rifuten në ciklin e prodhimit.

më shumë...


Kur në olimpiadë sundojnë grushtat


Boksi, si luftë me grushta dhe me rregulla të caktuara është njëri ndër sportet më të vjetra dhe më të adhuruara në botë. Që nga fillimi i shekullit të 20-të është bërë një nga disiplinat e lojërave olimpike. Në lojërat e ardhshme olimpike që do të mbahen në qytetin brazilian, Rio de Janeiro, edhe Kosova dëshiron të merr pjesë në këtë disiplinë.
Qysh në kohën e lojërave antike olimpike, para më se dymijë e pesëqind vitesh, burrat luftonin me grushte kundër njëri tjetrit. Atëbotë ishte ende e paimagjinueshme ndërtimi i një ringu apo vënia e dorashkave prej poliesteri.

më shumë...


Demokracia: Nga një ide në një sistem politik


Evropa e sotme politike karakterizohet nga një numër i madh qeverish me orientime të ndryshme. Megjithatë, ato të gjitha kanë një gjë të përbashkët: Ato janë të legjitimuara në mënyrë demokratike. Por rruga drejt „qeverisjes nga populli“ ishte shumë e gjatë dhe me pengesa. Ne do të mundohemi që të hedhim dritë mbi fillimet e saj.

 

më shumë...


Ditëlindja në hapësirë


Në vitin 1990 agjencia amerikane e hapësirës NASA dërgoi në hapësirë teleskopin e hapësirës “Hubble”. Edhe pse në fazën fillestare karakterizohej me mungesë financimi dhe me gabime të rënda në konstruktim, sot e kësaj dite, Hubble na dërgon nga hapësira fotografi magjepsëse të një kualiteti të lartë nga universi jonë.
Astronomia është njëra ndër shkencat më të vjetra të njerëzimit. Ajo merret me studimin e objekteve në univers, të planetëve, asteroideve dhe të galaktikave. 

 

më shumë...


Arinjtë e Prishtinës


Mbyllja në Kafaz dhe ekspozimi i arinjve ka qenë prej kohësh praktikë e trishtë por e zakonshme në Ballkan. Kosova tanimë është liruar nga kjo traditë. Në Pyllin e arinjve në Prishtinë ish "Arinjtë e Restoranteve" pasi u shpëtuan nga robëria tani mund të jetojnë dinjitetshëm.

 

më shumë...


< Prev 1 2 336 37 38 39 40 Next >