XHERDAN SHAQIRI NE LIVERPUL?

12.06.18 06:50


Sipas mediave angleze finalisti i sivjetmë i Ligës së Kampionëve Liverpuli është duke bërë përpjekje që të transferojë nga skuadra e Stoke City Xherdan Shaqirin. Mirëpo, kjo pritet që të ndodh pas përfundimit të Kupës së Botës.

Liverpuli është i interesuar që të shtojë opsionet në krah për të ofruar mbështetje për treshen e tyre të Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane të cilët në sezonin e kaluar i shënuan së bashku gjithsejtë 91 gola.

Thuhet se Liverpuli kërkon që të përfitojë nga një klauzolë në kontratën e Shaqirit e cila e redukton vlerën e kartonit të këtij të fundit në rreth 13,5 milionë euro, në rast të rënies nga liga të punëdhënësve të tij aktual Stoke, gjë e cila edhe ka ndodhur.

Gjithsesi, gjithnjë sipas mediave angleze oferta zyrtare e Liverpulit pritet që të bëhet pas përfundimit të Kupës së Botës ku Shaqiri do të mbrojë ngjyrat e Zvicrës.