10 IKONAT E MODES DHE TRENDET QE ATO I KANE BERE TE FAMSHME

01.03.18 12:34


   Gjersa industria e modës vazhdon që çdo sezonë të prezantojë stile të reja, ajo nuk do të ishte ku është sot pa ndihmën e ikonave më me ndikim të modës. Në ditët e sotme, njerëzit me famë janë në gjendje të nxjerrin foto të veshjeve të tyre dhe të ndajnë ato në mediet sociale me miqtë, familjet dhe adhuruesit e tyre. Megjithatë, shumë nga gratë që kanë shpikur këto stile të veçanta nuk kanë patur ndikim të njëjtë, prandaj fakti që ato edhe sot e kësaj dite konsiderohen si ikona të modës, na bën neve të ndalemi dhe të themi se ato e kanë ditur ato saktësisht se çfarë po bënin! Edhe pse të famshmet e ditëve të sotme kritikohen për atë që veshin në qilimin e kuq, në dyqanin e gjërave ushqimore dhe në një darkë, ky nuk ishte rasti për brezat e mëparshëm të yjeve.

Në vend të kësaj, këta njerëz me famë e dinin se çfarë dëshironin dhe kjo është arsyeja pse shume trende unike janë shfaqur gjatë kësaj kohe. 10 ikonat e mëposhtme të modës, jo vetëm që kishin karrierë të suksesshme, por edhe përdorën shqisat e tyre për të depërtuar stuhishëm. Më poshtë kemi disa nga ndikuesit më të mëdhenj të modës, prej të cilave dhe u bënë të famshme:

1. Audrey Hepburn: fustani i vogël me ngjyrë të zezë Disa mund të argumentojnë se Audrey Hepburn është arsyeja për obsesionin e modës dhe kjo falë fustanit të vogël me ngjyrë të zezë. Pamja e saj klasike prej Holly Golightly në filimin “Breakfast at Tiffany’s” është një nga fotografitë më të veçanta të “Hollivudit të vjetër”, që është bërë ndonjë herë. Fustani i thjeshtë me premje klasike, i markës “Givenchy”, dhe gjerdani me tre renda i perlave, syzet e mëdha të diellit në formë të breshkës, flokët e lidhura me shkëlqim mahnitës, një pale vathë diamanti dhe një mbajtës i gjatë cigareje do të njihet përgjithmonë si pamja frymëzuese e Audrey Hepburn-it.

   2. Diana Ross: maksimalist Ndonëse stili i Diana Ross-it ndryshoi gjatë rrugëtimit të saj të karrierës, “Motown” nuk do të ishte ku është sot pa ndikimin e saj. Nga parukalat ekstravagante deri te fustanet, Diana ka shfaqur një dritë positive në termin “diva” dhe i dha një formë të paqartë linjës midis kostumit dhe veshjes së përditshme.

   3. Elizabeth Taylor: mbretëresha e diamatëve Sensi për modë i Elizabeth Taylor-it mund të përshkruhet vetëm si i patrembur. Ajo dha një aluzion të magjepsjes kudo që ajo shkoi me qafën e saj të gjatë të zbuluar, mbështjellësat për krahë dhe qaforet prej gëzofi, si dhe zbukurimet dalluese në kokë, mund të konsiderohen edhe sot e kësaj dite si stilet që nuk vdesin kurrë. Edhe sot, dashuria e Elizabeth Taylor-it për ekstravagandën dhe elegancën rezonon në çdo kohë dhe ndikimi i saj në indistrinë e modës është ende i pranishëm.

   4. Grace Kelly: princesha e ëmbël Stili klasik dhe i sofistikuar i Grace Kelly-t ka qenë gjithmonë i patëmetë. Veshtjet e saj të veçanta prej femre dhe kompletet e rrobave të përshtatura me shije e kanë bërë atë si një nga ikonat më me ndikim të të gjitha kohërave. Në fakt, “Hermes” e riemëroi njërën nga dizajnet e çantave si “Kelly Bag” vetëm për shkak se kur aktorja ishte vërejtur duke e bartur atë në shumë ngjarje.

   5. Jacqueline Kennedy Onassis: elegancë e thjeshtë Jackie Kennedy kapi vëmendjen e publikut me sensin e saj sa elegant aq edhe të thjeshtë. Nga kompletet në formë të kutisë të markës “Channel” deri në kapelat e vogla “Halston”, ajo rishkroi pikëpamjen e modës për veshjet konservatore dhe la pas një trashëgimi të madhe të modës së shquar.

   6. Katharine Hepburn: zonja e parë e stilit si mashkull Katharine Hepburn ishte një ndër aktoret më të idolizuara të brezit të saj. Në ekran, Katharine modësonte stilin e saj personal, që mishëroi dukjen amerikane, gjersa veshjet e saj jashtë ekranit favorizonin veshjen sportive. Sidoqoftë, kostumet që ajo vishte për filmat e ssaj janë ato që e formësuan pamjen e Hepburn-it në atë që është sot.

   7. Lauren Bacall: pirncesha e printimeve Joshja e Lauren Bacall-it në kombinim me magjepsjen e saj të pamundimshme është ajo që e bën atë një nga aktoret më të veçanta të modës. Nga bluzat e mëndafshit, deri te xhaketat, fundat në formë të lapsit, madje edhe pantollonat e zbukuruara, e shndërruan veshjen profesionale të Lauren-it në një stil të thjeshtë dhe glamuroz.

   8. Madonna: vajza me veshje me porosi Madonna është pop diva e modës. Edhe pse ajo fillimisht në vitet e 80-ta kishte adoptuar një pamje të një vajze-çun, ajo shpejt u zhvillua në një nga gurut më me ndikimin në industri të modës. Në fakt, koncertet e saj nuk do të ishin aq ektravagantë sa janë sot, po të mos ishte për zgjedhjet e modës së Madonës në skenë, që e ndryshuan mënyrën se si njerëzit i shohin artistët.

   9. Marilyn Monroe: vajza me linja të rrezikshme Marilyn Monroe mishëroi pamjen e vajzës seksipile me industrinë e modës. Nga kostumet e larjes me bel të thellë deri te pamja e saj klasike në “The Seven Year Itch”, Marilyn shtroi rrugën për trendet luksoze të Hollivudit dhe krijoi një trashëgimi që edhe sot e kësaj dite vazhdon të kopjohet në baza të rregullta.

   10. Twiggy: modelja e agjencisë së modës “Mod” Twiggy shpejt u rrit në yll pasi që u fotografua me qerpikë të vizatuar, që ishte një trend që ende nuk ishte zbuluar. Në momentin kur ajo e prezantoi veten si vajza “popullore”, ajo u bë një ikonë e njohur e modës, e cila njihej për stilet e saj të guximshme dhe trenduese të viteve të 60-ta.

(Burimi: https://www.forbes.com)

10 IKONAT E MODËS DHE TRENDET QË I KANË BËRË ATA TË FAMSHËM