BLERON CAKA E FITON KONKURSIN NDERKOMBETAR TE FOTOGRAFISE – PREFOTO

29.11.17 13:57


Fotografi nga Kosova, Bleron Caka, e ka fituar konkursin ndërkombëtar të fotografisë, PreFoto.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur për këtë arritje. Sigurisht që është ndjenjë e mirë, por kjo nuk do të thotë se unë kam arritur atë që dua. Nuk do ndalem, por do të vazhdoj dhe do të bëj art përmes fotografive të mia, e sigurisht të marr pjesë edhe në shumë konkurse të tjera ndërkombëtare”, ka thënë Bleron Caka.

Vendin e dytë në këtë konkurs e mori Anatolie Poiata nga Moldavia, kurse vendin e tretë Willem Halbach nga Holanda.

“Bleroni është talent i vërtet. Fotografia e tij tregon shumë dhe pikërisht për këtë arsye ai edhe është shpërblyer. Është mburrje për të gjithë vendin, kur i sheh të rinjtë të cilët bëjnë çmos për të arritur edhe në arenën ndërkombëtare e po ashtu edhe të shpërblehen,” ka thënë Ujkana Hasaj nga ky festival.

Fitues i çmimit special ishte Musa Talasli nga Turqia, ndërsa fituesi i çmimit Inkurajues Iljada Ndoci, po ashtu nga Kosova.

Edicioni i shtatë i PreFoto u mbështet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, Ministria e Kulturës së Kosovës, Komuna e Preshevës, Komuna Bujanocit.

 

 

BLREON CAKA