UNITED THROUGH MUSIC

29.09.17 08:45


Më datë 27 shtator 2017 Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo, i priti në ambientet e Radio KFOR përfaqësuesit e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” nga Prishtina dhe “Stevan Mokranjac” nga Graçanica. Kjo vizitë u organizua pas mbajtjes me sukses të koncertit të përbashkët bamirës të këtyre dy shkollave “Të Bashkuar përmes Muzikës” (United Through Music) i cili u mbajt në muajin korrik.

Me këtë rast Komandanti Fungo ua ndau drejtorëve të këtyre dy shkollave çeqet me fondet e mbledhura nga ky koncert. Në fjalën e tij të rastit pasi i falënderoi përfaqësuesit e të dyja shkollave dhe sidomos fëmijët për punën dhe përkushtimin e tyre, ai shtoi: “suksesi më i madh i këtij koncerti nuk janë paratë e mbledhura por, fakti se këta fëmijë punuan, u kënaqën dhe luajtën muzikë të mrekullueshme bashkë.”

Edhe drejtorët e shkollave u shprehën tejet të kënaqur me organizimin e këtij koncerti. Ata po ashtu, shpresuan që ky koncert nuk do të jetë i fundit dhe se organizimi i aktiviteteve të tilla do të mbështetet edhe në të ardhmen.

 

 

UJEDINJENI KROZ MUZIKU