PERFORMANCA “#LAGIKAMT”, PERJETIM I HAPESIRAVE NATYRALE TE GJELBERIMIT

30.08.17 10:52


Në kuadër të ditëve të mbajtjes së Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Prizren, Autostrada Biennale në partneritet me ‘EC Ma Ndryshe’ kanë organizuar performancën publike për shfrytëzimin e sipërfaqes së gjelbër dhe lumit brenda shtratit të Lumbardhit.

“Jemi shumë të kënaqur me pjesëmarrjen e të rinjve në këto aktivitete të cilat po i organizojmë. Është shumë e rëndësishme që të vlerësohen dhe të vizitohen këto hapësira të gjelbra të cilat janë pjesë e vendit tonë”, ka thënë Arianit Hajdari nga organizata ‘EC Ma Ndryshe’.

Kjo hapësirë, në kuadër të këtij aktiviteti, do të shfrytëzohet si vendtakim (Meeting Point) për vizitorët e Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor, me ç’ rast ata do të mund ta përjetojnë nga afër lumin dhe hapësirat natyrale të gjelbërimit.

“Ndonjëherë duket sikur ata që janë në rrjedhë të zhvillimeve të artit bashkëkohor, nuk janë të interesuar që dialogu të hapet jashtë rrethit të tyre. jashtë rrethit të mbyllur mes krijuesit, kuruesit, administruesit. Pra ka nga ata të cilët ngurrojnë që të diskutojnë mbi artin bashkëkohor. Pra, kjo që po bëhet këtu, është vullnet, taktikë dhe dëshirë për artin”, ka thënë Indira Gashi nga Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor.

Hapësira do të shërbejë për vizitorët si vendtakim informues, ku krahas të tjerash do të jenë edhe banaku dhe shitorja me produkte të Autostradës Biennale

 

#LAGI KEMBET 2017