Karnevali: paradë argëtimi që marshon nëpër qytet

18.08.15 14:21


Fasching, Fastnacht, apo karneval – ishte prap ajo kohë kur për disa ditë: miliona njerëz të veshur në tërë botën festuan kulmimin e “sezonës së pestë”. Do t’ju njoftojmë me zakone të popullarizuara dhe shumë aspekte tjera të saj.
Festimi i karnevalit është traditë e shumë vendeve në tokë. Zakonet e sotme i kanë rrënjët në besimin krishter. Më parë njerëzit kanë agjëruar për gjashtë javë para Pashkëve kur ata festonin zhurmshëm me paradë, kostume të ngjyrave të ndryshme dhe muzikë.

Përse festohet karnevali

Origjina e karnevalit, megjithatë, mund të përcillet prapa shumë heret para besimit të krishterë. Fise antike të Keltëve festonin fundin e dimrit duke bërë maska me grimasa të pakëndshme. Kjo bëhej me qëllim të ndjekjes së shpirtërave të lig, të cilët përndryshe do të lëndonin njerëzit. Të krishterët më vonë e përvetësuan këtë traditë. Karnevali është festuar dhe festohet edhe sot zhurmshëm veçanërisht në regjonet katolike. Megjithatë, arsyeja e festimit ka ndryshuar paksa. Gjatë mesjetës kisha katolike kishte shrytëzuar karnevalet për të bërë njerëzit më të hareshëm për kreshmët e mëdha tradicionale para Pashkëve.

Kështu pra “fastnacht” përshkruan natën (në gjermanisht: nacht) para kohës së fillimit të plotë të agjërimit. Njerëzit mendohej të hanin dhe pinin mjaftë para agjërimit në javët në vazhdim. Rite dhe zakone tjera janë shtuar gjatë shekujve dhe kjo natë është zgjatur për disa ditë.

 

 

Ku festohet

Brazili është i famshëm në tërë botën për karnevalin e tij të sambas. Një numër i madh i shkollave të sambas të vendit përgatiten përgjatë vitit për këtë festë. Grupe të mëdha valltarësh në fund prezantohen para mijëra spektatorësh gjatë dy orëve të shout në Rio de Janeiro. Ata festojnë në arenën e qytetit me shumë ngjyra, ritme të zëshme të sambas, kostume të zbukuruara dhe valltarë meshkuj dhe femra të bukura. Në fund, grupi me performancën më të mirë dhe me më së shumti ngjyra shpallet fitues. Është nderë për brazilianët të jenë pjesë e këtyre paradave festive. Këtë vit disa nga qytetet më të mëdha braziliane kanë hequr dorë nga organizimi i paradave për shkak të mungesës së ujit në shumë pjesë të vendit.

Në qytetin italian të Venedikut, karnevali festohet shumë më qetë, por po në aq mënyrë fantastike. Këtu fokusi është në ballon me maska. Njerëzit shëtitin nëpër lagunë të qytetit të veshur me kostume të zbukuruara që më shumë përngjajnë në ato të kohës së mesjetës apo kohës së barokut. Edhe këtu në fund shpërblehet kostumi më i bukur.

 

Përse ka kaq shumë të qeshura

Karnevali i Rhenish-it në Gjermani me bastion në Cologne, Dusseldorf dhe Mainz dallohet në veçanti për porsitë që janë kritike ndaj politikës apo shoqërisë. Çdo vit tema politike, njerëz të njohur dhe gabimet e tyre, apo incidentet nga e gjitha bota mbulohen në mënyrë satirike. Normalisht nuk do të humbet qëllimi i argëtimit. Paradat festive mund të jenë me kilometra të gjata që kalojnë nëpër qytete me muzikë të zëshme dhe performancë zbavitëse. Më së shumti gëzohen fëmijët për ëmbëlsirat e shumta, të njohura si “Kamelle” që hidhen në turmë nga parakaluesit. Kjo traditë ka rrënjët nga koha e Romakëve. Dy mijë vjet më parë ata hudhnin mbi vete petale të trëndafilave gjatë karnevalit. 

Sot, karnevali i takon festave më të popullarizuara në shumë vende. Duke qenë festë dëfryese e gëzimit dhe argëtimit, fton njerëzit e të gjitha feve dhe kulturave të festojnë dhe njihen me njëri tjetrin. Për arsye se pavarësisht sa vjeçar jeni, nga vini, në çka besoni, apo si quheni – një gjë gjithmonë kuptohet gjithandej: e qeshura e zëshme dhe e hareshme.