Ripërdorimi: Shndërrimi i gjërave të vjetra në të reja

31.07.15 08:11


Ripërdorimi është në trend dhe gjatë viteve të fundit është bërë më i rëndësishëm.
Por çfarë është saktësisht ripërdorimi? Të gjithë padyshim kanë dëgjuar për riciklimin, që nënkupton gjëra të vjetra, të përdorura, të hedhura – me fjalë të tjera – mbeturina – ku shumica e të cilave përbëhen nga plastika, letra ose materiale të tjera, të cilat mblidhen dhe rifuten në ciklin e prodhimit.


Para se të riciklohen, mbeturinat klasifikohen. 
Metodat e ripërpunimit i ndajnë mbeturinat në përbërësit e tyre, të cilët më pas ripërdoren si material i ashtuquajtur lëndë e parë sekondare.
Shembulli më i përshtatshëm është letra e përdorur.

Ajo mblidhet në fabrika të mëdha ku pastaj coptohet, lahet dhe riformësohet në mënyrë që letra të merr formën e materialit të lëndës së parë të përdorshme.

Për dallim nga riciklimi, ripërdorimi do të thotë që mbeturinat e mbledhura përdoren për të krijuar produkte tërësisht të reja pa pasur nevojë që ato fillimisht të zbërthehen. Gjërat e mbajnë formën e tyre të mëparshme. Për ju të cilët nuk mund ta imagjinoni menjëherë një gjë të tillë, ne do të paraqesim katër produkte të ndryshme të riprodhimit, të cilat kushdo me vetëm pak shkathtësi mund t’i prodhojë në shtëpi. Kjo nuk do të thotë që dicka e tillë në shumë raste nuk e lehtëson vetëm bugjetin dhe e mbron ambientin, por një gjë e tillë po bëhet pjesë e modës çdo ditë e më shumë.

 

Të ecim para me vullnet të ri!

Si është puna me atletet kërcyese? Kjo shpikje e ripërdorimit i jep pronarit të atleteve një ndjenjë tërësisht të re kur ai i ka të mbadhura ato atlete. Gjithçka që nevojitet për të prodhuar këtë lloj atletesh është një dyshek me susta, lidhëse dhe pak aftësi për zejtari. Sustat hiqen nga dysheku dhe lidhen e përforcohen me pak tel. Një gjë e tillë bëhet tre ose katër herë. Pastaj vargu i sustave të ndërthurura lidhet me njëri-tjetrin për të formuar bazën e atletes. Hapi i fundit përfshin ngjitjen e lidhëseve tek vargu i lidhur i sustave, në mënyrë që atletet të jenë të fiksuara në to. Tani ju prezantojmë atletet kërcyese!

Hotel i ndërtuar nga druri i vjetër!?

Po, e ke lexuar mirë, është një hotel i ndërtuar nga mbeturinat e drurit. Sidoqoftë, ky nuk është një vend ku ne njerëzit mund të qëndrojmë; po flasim për një hotel për insekte, siç janë grerëzat ose bletët. Këto hotele tejet të dobishme për insektet mund të ndërtohen me ca gjësende dhe me pak imagjinatë. Nëse ato ngriten në oborr ato tërheqin një numër të madh insektesh të dobishme, të cilat pastaj do të merren me parazitët e oborrit – pa pasur nevojë të përdoren kemikalet. Krejt çka nevojitet është një copë druri i papërpunuar dhe një vend për të ngritur ose për të vendosur hotelin. Në dru shpohen vrima të madhësive të ndryshme, në mënyrë që insektet me shumë krahë të kenë mundësi të hyjnë pa problem në të dhe ta përdorin atë si akomodim. Ato do të kenë mundësinë që nga vendqëndrimi i tyre i ri të fluturojnë nëpër oborr dhe të merren me parazitët e bezdisshëm ose edhe të bëjnë polenizimin e luleve dhe pemëve.

 

 

Gjëra të dobishme për udhëtim

Në qoftë se jeni duke kërkuar për t’i ripërdorur sa më mirë shishet e vjetra të plastikës, atëherë dy idetë e poshtëshënuara do t’ju hynë shumë në punë. E para është çanta në formë shisheje: për këtë çantë ju nevojiten dy shishe të mëdha të plastikës (p.sh. bidona), një zinxhir dhe një rrip nga pëlhura, i gjatë rreth një metër. Fillimisht, shishet duhet të prehen pothuajse në dysh tek pjesa më e trashë e tyre. Më pas qepet zinxhiri në pjesën e hapur që është krijuar nga brenda. Kur ta keni bërë këtë, ju vetëm duhet të fiksoni rripin e pëlhurës në skajin e secilës shishe në mënyrë që të shërbejë si rrip krahu për ta mbajtur çantën. Tani mund të vendosni dokumnetet brenda saj dhe ta mbyllni zinxhirin. Me këtë u përfundua çanta moderne në formë shisheje.

Kjo nuk është e tëra, sepse edhe kapakët e shisheve mund të ripërdoren. Nëse keni një çantë që dëshironi ta mbyllni, vetëm e futni pjesën e epërme të çantës përmes grykës së shishes që është hequr nga pjesa tjetër e shishes, rrotullojeni nga jashtë dhe vendoseni kapakun në të. Tani keni një kapëse të klasit të parë që garanton se mbyllja është bërë si duhet.

Mundësi të pafund

Mundësitë e paraqitura për ripërdorim janë vetëm një përzgjedhje e vogël, sepse njerëzit nëpër botë vazhdimisht janë duke ardhur me ide të reja mbi atë se si produktet të ripërdoren në mënyrë të dobishme dhe të padëmshme ndaj ambientit. Në qoftë se dëshironi të shihni shpikje imagjinare, të dobishme, të pazakonshme – nganjëherë thjeshtë të çmendura – ju ftojmë ta vizitoni faqen e internetit www.weupcycle.com/en/. Aty, në mesin e mijëra e më shumë ideve për ripërdorim, do të gjeni diçka për secilin nga ju. Pa dyshim që të gjithë kanë diçka në shtëpitë  e  tyre që pret të ripërdoret.