Ditëlindja në hapësirë

18.06.15 12:15


Në vitin 1990 agjencia amerikane e hapësirës NASA dërgoi në hapësirë teleskopin e hapësirës “Hubble”. Edhe pse në fazën fillestare karakterizohej me mungesë financimi dhe me gabime të rënda në konstruktim, sot e kësaj dite, Hubble na dërgon nga hapësira fotografi magjepsëse të një kualiteti të lartë nga universi jonë.
Astronomia është njëra ndër shkencat më të vjetra të njerëzimit. Ajo merret me studimin e objekteve në univers, të planetëve, asteroideve dhe të galaktikave. 

 

Në fillim nga paraardhësit tanë kjo shkencë ishte kufizuar në hulumtime të thjeshta të trupave qiellor dhe zbulimin e yjeve, por përgjatë kohës së mijëra viteve kjo shkencë zhvillohet në një shkencë vërtetë komplekse. Në ditët e sotme hulumtuesit e kësaj shkence po mundohen të gjejnë shpjegime mbi origjinën e universit apo edhe të gjejnë planete të banueshme jashtë sistemit tonë diellor.

Teleskopi hapësinor Hubble i cili u hodh në orbitën e tokës në prill të vitit 1990 nga Qendra Hapësionre Kenedi (Kennedy Space Center) e NASA-as në Floridë pas disa viteve vonesë shërben për të dyja këto qëllime.Me kamerat e tijme rezolucion të lartë, ai iu siguron shkencëtarëve rregullisht fotografi spektakolare nga hapësira të përplasjeve tw galaktikave, mjegullave gjigante kozmike dhe të yjeve të cilat gjenden me miliona vite dritë larg nesh. Gjithashtu, falën regjistrimeve të këtij teleskopi, shkencëtarët kanë arritur që të përllogarisin se universi është rreth 13,7 miliardë i vjetër.

 

Nga ideja në realitet

Planet e para për një teleskop i cili do të mund të rrotullohej rreth orditës së tokës lindën qysh në vitin 1947 nga një profesor i një universiteti amerikan, konkretisht nga Lyman Spitzer i cili teorinë e tij e përshkroi në një botim shkencor. 

I gjithë qëllimi i kësaj ishte që të arriheshin të bëheshin regjistrime filmike duke u rrotulluar jashtë atmosferës së tokës e cila është e mbuluar me një gamë të gjerë të spektrit elektromagnetik. Pas kësaj akademia kombëtare e shkencave në bashkëpunim me Spitzer-in për gati 20 vite me radhë përpiloi plane konstruktimi për një teleskop të tillë të hapësirës dhe në vitin 1970 NASA (National Aeronautics and Space Administration) arriti që të realizojë një projekt të tillë. Pas shumë vitesh përpjekjeje për gjetjen e donatorëve financiar, edhe pse në fillim ishte refuzuar, u arrit që në mesin e vitit 1970 të sigurohej financimi nga buxheti i dhomës amerikane të përfaqësuesve. Prandaj, punimet e para për ndërtimin e një teleskopi hapësinor filluan vetëm në vitin 1978.

Mangësitë në kontrollimin e cilësisë, përplasja e raketës-Challenger në janar të vitit 1986 e cila ishte shumë e rëndësishme për këtë projekt dhe përmirësimet pasuese si rezultat i këtyre vështirësive vonuan nisjen e teleskopit hapësinor Hubble për gati shtatë vite me radhë. Mirëpo, dita e shumëpritur erdhi dhe më 24 prill 1990 kur anija kozmike Discovery e hodhi këtë teleskop rreth 600 kilometra mbi tokën dhe një ditë më vonë ai filloi të punonte. Fillimisht pati zhgënjime të mëdha. Gjatë vlerësimit të fotografive të para u konstatua se fotografitë kishin gabime serioze si pasojë e mangësive të materialeve përbërëse dhe sigurimit të pamjaftueshëm të kualitetit. Prandaj që nga viti 1993 e deri në vitin 2009 u zhvilluan disa misione të servisimit gjatë të cilave shumë pajisje të tij u zëvendësuan dhe teleskopi u riparua dhe u modernizua pjesë-pjesë.

 

Pasardhësi i tij është gati

Në ndërkohë, Hubble vazhdon të jetë në shërbim gati dhjetë vjetë më gjatë se sa ishte planifikuar fillimisht që të ishte. Për vitin 2018 është planifikuar zbatimi i një projekti pasardhës. NASA, organizata evropiane e hapësirës ESA dhe organizata kanadeze e hapësirës CSA do të zëvendësojnë këtë teleskop të suksesshëm me teleskopin James Webb Space i cili është edhe më i fuqishëm. Ky teleskop, i emërtuar sipas drejtorit të NASA i cili ka vdekur në vitin 1992, do të marrë përsipër detyrat e paraardhësit të tij dhe të hulumtoj më për së afërmi pasojat e “Big-bengut” (shpërthimit të madh). Sipas planeve të tanishme, pas nxjerrjes nga përdorimi Hubble do të vazhdojë të rrotullohet rreth tokës në mënyrë jo-aktive edhe për gjashtë vite tjera dhe në fund në mënyrë të kontrolluar do të futet brenda atmosferës së tokës dhe do të digjet. Kështu, ai do të përfundojë sikurse objektet e panumërta të cilat i ka vëzhguar përgjatë dekadave: si një yll ndriçues në qiell.