Nga e ka prejardhjen sapuni?

18.03.15 13:04


Prej nga vjen në të vërtetë? Cili ka qenë rrugëtimi i tij nëpër histori?
Për nuhatjen e sotme të stërholluar është gati gati e pa paimagjinueshme, mirëpo kanë ekzistuar kohëra të tilla kur efekti pastrues i sapunit zëvendësohej me metoda të dyshimta. Prandaj, po e nisim nga e para. 
 

 

Gjurmët  e para në histori të pastrimit me sapun i gjejmë në Mesopotami,  në një territor i cili gjendet në mes të lumenjve Eufrat dhe Tigrit, territor i cili gjendet në shtetet e ditëve të sotme si Turqia, Siria dhe Iraku. Sumerët të cilët jetonin atje në mijëvjeçarin e tretë para Krishtit, krijonin një pastë duke përzier vajin dhe hirin e bimëve, dhe kjo mund të konsiderohet si zbulimi i recetës së sapunit.

Kjo mund të ketë ndodhur pa dashje, sepse në atë kohë nuk ka qenë e njohur ende se hiri i bimëve përbën bazën për përzierjen alkalike (finjës). Nuk mund të dëshmohet se në atë kohë kjo lloj përzierjeje është bërë për qëllime pastrimi. Ka gjasa të jetë përdorur për shërimin e plagëve. Pastaj Grekët e vjetër dhe Egjiptasit e përvetësuan këtë recetë, por ishin Romakët të parët të cilët e përdorën këtë përzierje për qëllime pastrimi. Sipas disa burimeve edhe Galët dhe Gjermanët përdornin substanca të ngjashme me bazë të hirit për pastrim.

Vetëm në shekullin e shtatë, u zhvillua në mënyrë të qëllimshme sapuni siç e njohim ne. Arabët zhvilluan një metodë të zierjes së vajit dhe hirit së bashku. Këta dy përbërës edhe sot e kësaj dite mbeten baza për prodhimin e sapunit.  

Vaji dhe yndyra kundër vajit dhe yndyrës?

 

Shumëkush mbase nuk e di se sot e kësaj dite për prodhimin e sapunit klasik përdoren yndyrëra të kafshëve si: dhjami, rrëshira dhe yndyra e eshtrave. Por shtrohet pyetja, si mund të ndodh që shkaktarët më të këqinj të njollave të shndërrohen në agjent pastrues? Kjo bëhet nëpërmjet zierjes me përzierjet alkalike, të ashtuquajturit vlimit të sapunit. Gjatë këtij procesi bëhet tretja e vajrave dhe yndyrave në glicerinë dhe kripëra alkalike, kështu quhen të gjitha kripërat që kanë për bazë metalet alkalike si p.sh. Natriumi apo Kalciumi. Krejt në fund të procesit, pas ndarjes së glicerinës dhe materieve të tjera fitohet baza e sapunit e cila si përbërës kryesor ka kripën e natriumit.

 Pas një përparimi të gjatë e triumfues që vazhdoi deri në mesjetë, sëmundjet ishin një prej arsyeve të cilat për një kohë të gjatë e penguan zhvillimin e sapunit në Evropë. Kur murtaja dhe kolera shkaktuan vdekje të panumërta, dijetarët ishin të mendimit se uji dhe ajri e bënin trupin të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Që aty njerëzit filluan vetëm të fshiheshin pa ujë kurse trupin e mbulonin me rroba për t’u përballur me ajrin. Sapuni u harrua. Është e paimagjinueshme zagushia e shkaktuar në hapësirat e banimit nga kundërmimi i trupave. Megjithatë kjo ishte fatkeqësia më e vogël. Mungesa e higjienës shkaktoi përhapje edhe më të madhe të sëmundjeve dhe parazitëve si morrat dhe pleshtat. Ritualet e përditshme në mëngjes të elitës nëpër oborret mbretërore pasqyrojnë më së miri gjendjen katastrofale higjienike: Ngritja nga shtrati, lyerja me pudër për mbulim të lëkurës, veshja e rrobave të brendshme për të përthithur djersën dhe pastaj veshjet e gjata sipër. Sasitë e mëdha të parfumeve ishin ndihma e vetme kundër kundërmimit. Paruket fshihnin flokët e yndyrshme. Për fat të mirë nuk është zhvilluar ende ndonjë metodë e cila do të riprodhonte kundërmimin e asaj kohe. Po ashtu, nuk është e këshillueshme të eksperimentoni në këtë drejtim pasi përveç që do të humbisni shokët do të keni edhe pasoja shëndetësore.

Sapunët modern shpesh kanë një listë të gjatë të përbërësve

Sapunët modern apo gjelet për dush dhe shamponët përbëhen nga detergjent tjerë të përpunuar industrial që përdoren si substanca për larje dhe që i nënshtrohen një procesi krejt tjetër të prodhimit. Megjithatë, sapuni klasik vazhdon të përdoret shpesh. Personat alergjik mund t’i përballojnë më lehtë sapunët me bazë të vajrave natyrore se sa ata që kanë një listë të gjatë të përbërësve përplot me simbole kimike të pakuptueshme.

Pa marrë parasysh se çka do të përdorni, me rëndësi është të mbani pastërtinë, sepse  paruket nuk janë në modë.