Një raketë e re për Europën – „Ariane 6“

02.03.15 15:04


Ajo do të jetë njëzet metra më e gjatë sesa paraardhësja e saj dhe do të peshoj rreth 800 tonë. Fjala është për raketën e planifikuar për transport ARIANE 6. Shtetet anëtare të ESA-së, kanë vendosur  se ajo do të zëvendësojë raketën tanimë të sprovuar, ARIANE 5.

Ndërtimi i ARIANE 6 është vendosur në fillim të dhjetorit, gjatë një takimi të ministrave përkatës në Napoli. Për zhvillimin e raketës, ESA do ti ketë në dispozicion rreth katër miliard euro. 

Nisja e parë e raketës është planifikuar të bëhet në vitin 2020, një synim ky tejet ambicioz. ARIANE 6 ka një mision të qartë. ESA përmes asaj, duhet të mbizotëroj në fushën e bartjes së satelitëve në hapësirë.

Por, cilat janë përparësitë e veçanta të ARIANE 6?

 

ARIANE 6 do të jetë një mjet transportues me dy faza. Dy faza do të thotë që raketa përbehet prej dy segmenteve, ku secili prej tyre e posedon nga një motor të veçantë raketor. Pas nisjes, faza e parë e përshpejton raketën deri në shpenzimin e plotë të karburantit. Pastaj faza e parë ndahet nga raketa ndërsa motori i dytë i ndizet. Kjo fazë fo ta dërgojë raketë në orbitën e caktuar rreth tokës, ku duhet të lëshohet sateliti i transportuar. Përderisa ARIANE 5 ka qenë e konceptuar që gjithmonë të transportoj njëkohësisht dy satelitë në hapësirë, ARIANE 6 do të mundësojë bartjen e një apo dy satelitëve. Ky lloj fleksibiliteti mundësohet përmes një ndërtimi të ri modular, të ashtuquajtur “mveshja e transportit”. Kjo mënyrë e ndërtimit modular do sjell kursime marramendëse gjatë nisjes së raketave hapësinore. Për raketën ARIANE 5, ESA-s i duhej gjithmonë të koordinojë dy klientë, gjë që nuk do të jetë më e nevojshme.

 

11800 Kilonjuton fuqi shtytëse por, me çmim të volitshëm

Raketa e re do të kursej edhe më shumë para, sepse do të shfrytëzojë shumë prej përbërësve tashmë të zhvilluar dhe provuar. Një pjesë e madhe e përbërësve do të nga raketa paraprakisht e planifikuar ARIANE 5ME (një version i përmirësuar i ARIANE 5).  Për më tepër edhe të ashtuquajturit “booster”-at me derivate të ngurta (raketat që montohen në shkallën e parë për të mundësuar nisjen), do të merren nga bartësi raketor VEGA, i cili është konceptuar për bartjen e satelitëve më të vegjël. Në këtë mënyrë, çmimi për një nisje raketore do të bie në rreth 115 milionë euro.

Nëse gjithçka shkon sipas planeve të ESA-së, ARIANE 6 do mbetet një ndër raketat më të avancuara në klasën e fluturimeve hapësinore komerciale deri pas vitit 2020 dhe do të mund të përballet, para së gjithash, me operatorët e lirë dhe ambicioz nga SHBA-të.

Faktet teknike:

 

Pesha

Rreth 800 tonë

apo afër 570 vetura të klasës së mesme

Gjatësia

Ndërmjet 69 dhe 72 m

apo sa një ndërtesë 19-katëshe

Fuqia shtytëse

Sipas parashikimeve 11.800 kN

Sa për krahasim, Airbus A380 (aeroplani më i madh në botë për pasagjer arrin jo më shumë se 1244 kN