Muzikë nga e gjithë bota

22.01.15 13:34


Kujt i pëlqen të dëgjoj radio, do të dashurohet në këtë faqe të internetit. Fjala është për www.internet-radio.com. Aty, adhuruesit e muzikës mund të gjejnë gjithçka që ua don zemra, duke filluar nga muzika country, deri tek klasikja, nga bluzi e deri tek bollivudi, por edhe drejtimet si ‘drum’ dhe ‘bass’, ‘jungle’ e madje edhe muzikë greke. 

 

Koncepti i faqes “internet-radio.com” është po aq i thjeshtë sa edhe gjenial. Kjo faqe ua ofron radio-stacioneve nga e gjithë bota mundësinë për ta vënë vegzën (linkun) e stacionit dhe faqes së tyre të internetit në “internet-radio.com”. Përparësia e kësaj është që dëgjuesit, në njërën anë, kanë qasje në stacione të shumta dhe të ndryshme, e në anën tjetër, radio stacionet bëhen më të njohura.

Një situatë klasike e përfitimit të dyanshëm. Kërkimi në “internet-radio.com” është shumë i thjeshtë. Shfrytëzuesi ose e kërkon drejtpërdrejt stacionin e tij të preferuar, në rast se vegëza e tij ekziston në “internet-radio.com”, ose hulumton sipas zhanrit, nëse stacioni nuk paraqet ndonjë preferencë të veçantë. Mundësia e tretë, të cilën e ofron faqja, është kërkimi i artistëve apo i këngëve të caktuara.

Thjeshtë shënohet preferenca në fushën e kërkimit dhe faqja menjëherë ofron të gjitha stacionet, ku kënga apo këngëtari i kërkuar aktualisht është duke u emituar. Në këtë ueb-faqe gjendet edhe vet Radio K4, stacioni i misionit të KFOR-it.

Radio personale?

Mirëpo shfrytëzuesi në rrjet nuk është vetëm konsumator, ngase çdonjëri mund të ambientohet dhe p.sh. të hap një radio-program personal. Ky funksion mundësohet gjithashtu nga “internet-radio.com”.

Vetë faqja ofron po ashtu udhëzime dhe ndërmjetëson me dituri bazë për të menaxhuar një stacion radiofonik të internetit. Për pyetje të mëtutjeshme të interesuarit mund të gjejnë gjithmonë përgjigje kompetente në forumin e bashkëngjitur të ueb-faqes.

Përveç kësaj, faqja, jo edhe pa interes të vetin, ofron me qira kapacitete të caktuara të serverit. Parakusht për krijimin e radiostacionit personal është ose emetimi i muzikës pa licencë të detyruar ose i muzikës së licencuar. Kjo duhet siguruar para se të fillohet me punë. Por pastaj administrimi i radiostacionit personal bëhet shumë i lehtë.

Lehtësim jashtëzakonisht të madh të punës paraqet funksioni i ashtuquajtur Auto DJ. Gjithmonë kur administratori nuk gjendet drejtpërdrejt në rrjet, softueri i përzgjedh këngët nga data-baza personale dhe i emiton ato.  Pra, kush ka dëshirë të provoj, jo vetëm një radiostacion por mijëra të tjerë, apo kush është i interesuar të menaxhoj vetë një të tillë, le të vizitoj faqen “www.internet-radio.com”.