Rrjetë i shpejtë për të gjithë

22.01.15 12:58


Në Kosovë po shënohen përparime: Operatori i telekomunikacionit Vala ka njoftuar për zgjerimin e rrjetit të tij mobil në standardin më të shpejtë 4G/LTE. Zgjerimi i rrjetit do të bëhet në tre hapa. Së pari, konsumatorëve do t’iu ofrohet ngritja në standardin 3G, me shpejtësi deri në 42 megabit për sekondë (Mbit/s). Pastaj, deri në fund të vitit, zonat urbane do të lidhen me rrjetin 4G/LTE. 

 

Kjo lidhje moderne dhe e fuqishme, deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2015, do të shtrihet në 85 për qind të territorit të Kosovës. Me instalimin e rrjetit 4G/LTE, konsumatorët e rrjetit mobil në të ardhmen do të mund të lundrojnë në internet përmes celularëve me shpejtësi deri në 100 Mbit/s. Kjo paraqet një rritje 50-fish nga performanca aktuale që përdoret sipas standardit EDGE/GPRS.

Përgjegjës për zgjerimin e rrjetit do të jenë kompanitë Alcatel Lucent dhe Nokia Siemens Network Solutions. Për të realizuar standardin e ri të komunikimit Mobil sa më shpejt të jetë e mundur, të dy kompnaitë e njohura premtuan zgjerim të rrjetit në kohë rekord dhe pa vonesa. Pas njoftimit më të ri të Valës pritet që edhe operatorët tjerë mobil në Kosovë të zgjerojnë, në të ardhmen e afërt, rrjetet e tyre dhe të ofrojnë normat më të shpejta të transmetimit të të dhënave. Rrjedhimisht, populli i Kosovës së shpejti, edhe në pjesët më të largëta të vendit do të mund të thotë: T’i bashkohemi së ardhmes! Të përdorim internet me shpejtësi të lartë!