Porta e Kosovës për në botë

22.01.15 10:10


15 kilometra të plota larg prej qytetit më të madh të Kosovës shtrihet vendi, i cili si asnjë tjetër kontribuon në atë, që të lidh këtë shtet të vogël të Ballkanit me botën – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.
Aeroporti i Prishtinës është një tregim suksesi, për të cilin është punuar shumë. I shfrytëzuar në fillim vetëm si aeroport ushtarak, ai në dekadën e kaluar në vazhdimësi u rimodelua në një aeroport bashkëkohor me shumë qëllime dhe me një timon regjional për trafikun ajror.

 

Mirëpo, shndërrimi strukturor dhe funksional nuk ishte pa probleme. Një dështim i hidhur ishte tërheqja e kompanisë së vetme ajrore kosovare Kosova Airlines në vitin 2006. Ajo dëshironte ta shndërronte aeroportin në një qendër ajrore nacionale, gjë që për operatorët e aeroportit paraqiste njërin prej klientëve dhe investitorëve më të rëndësishëm.

Mirëpo, ndërmarrja e re nuk ishte në gjendje që në mënyrë afatgjate t’i bënte ballë garës së ashpër europiane si dhe konkurrencës së fortë të linjave të lira ajrore. Asaj iu desh ta shpall falimentimin.

Prishtina International Airport – një tregim suksesi

 

Përkundër të gjithë hapave prapa Aeroporti i Prishtinës është pranuar si një aeroport regjional i suksesshëm europian. Infrastruktura e modernizuar dhe e zgjeruar, standardet e larta të sigurisë, mundësitë e shumta për blerje si dhe ofertat për udhëtarët biznesmenë, siç janë interneti mobil dhe ‘Business Lounge’, i përmbushin të gjitha kërkesat e fluturimit modern.

Rimodelimi i aeroportit ngjalli vëmendje edhe përtej Ballkanit: federata qendrore e operatorëve të aeroporteve (Airports Council International, ACI) në vitin 2006 e dekoroi Aeroportin e Kosovës me Çmimin për Aeroportin më të Mirë (Best Airport Award).

Shifrat aktuale të aeroportit janë mbresëlënëse: Çdo vit mbi pistat e aeroportit realizohen mbi 6000 fluturime. Rreth 1,5 milionë njerëz vijnë dhe largohen përmes Aeroportit të Kosovës. Një numër i madh i kompanive ajrore ndërkombëtare, mes tyre edhe “Air Berlin” dhe “Swiss”, e shfrytëzojnë aeroportin në linjat e tyre të rregullta dhe e ndërlidhin atë me një rrjet të dendur të trafikut të personave dhe mallrave në mbarë botën.

Për ekonominë e Kosovës ai është bërë një faktor i rëndësishëm ekonomik. Ai në thelb kontribuon që Prishtina në ndërkohë të jetë ndër qytetet më dinamike të Ballkanit Perëndimor dhe në mënyrë të qëndrueshme të fitojë atraktivitet në fushën e turizmit europian të qyteteve.

Përparësi të veçantë paraqet lokacioni i aeroportit, që është favorizues në aspektin teknik të trafikut. Në më pak se një gjysmë ore, me autobusë apo taksi, mbërrihet në qendër të qytetit të Prishtinës. Prej aty me anë të transportit publik mund të arrihen për pak orë pothuajse të gjitha vendet në Kosovë, por edhe destinacionet në Serbi dhe Shqipëri.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës për Kosovën dhe banorët e saj është një tregim suksesi në fushën e infrastrukturës. Për trafikun, ekonominë dhe turizmin ai është porta e Kosovës drejt botës.