Ju nuk jeni produkt!

14.01.15 14:40


Këtë të paktën garantojnë krijuesit e Ello, një rrjet i ri social, në prezantimin e tyre. Çfarë, një Facebook tjetër? Kjo, është sigurisht pyetja që jeni duke ia bërë vetes në këtë çast. Por, tregohuni të sinqertë për një çast. Cili prej jush mendon se është ide e mirë që t’ia jepni të gjitha të dhënat tuaja private një kompanie si Facebook, në mënyrë që ajo të mund të fitojë të holla nga ato? 

 

Pikërisht këtu do të fillojë Ello. Krijuesit e Ello - Paul Budnitz, Todd Berger, Lucian Föhr, Gabe Varela, Matthew Kitt, Jay Zeschin dhe Justin Gitlin  - ju garantojnë, se ky rrjet do të funksionojë pa reklama dhe pa pagesë. Natyrisht, një projekt si Ello megjithatë ka nevojë për të holla. Ato duhet të gjenerohen përmes funksionit shtesë me detyrim pagese, ku secili do të mund të vendos për vete, nëse dëshiron ta përdorë atë, apo jo. Disa sponsorë tashmë kanë investuar shuma më të mëdha në Ello. Këta natyrisht se duan të kenë fitim. Megjithatë themeluesit sigurojnë se nuk do t’i ndryshojnë parimet e tyre.  

Sido që do të duken vendimet në të ardhmen, një gjë është tërësisht e sigurt: Pa përdorues edhe Ello do të zhduket në harresë. Është në dorën tuaj që të bëheni pjesë e një komuniteti të ri që është në rritje e sipër. Nuk Ju kushton pra (deri më tani) asgjë që ta shikoni.

 

Por momentalisht janë dy pengesa, të cilat duhet të tejkalohen. Rrjetit Ello momentalisht mund t’i bashkoheni vetëm me anë të një ftese. Për këtë Ju duhet të regjistroheni në www.ello.co dhe pastaj thjesht të pritni. Pengesa e dytë është gjuha. Ello deri tani ekziston vetëm në anglisht.

Në rast se ia dilni që ta merrni një ftesë, Ju megjithatë nuk duhet të prisni tepër prej tij, sepse Ello ende është në strukturim e sipër. Mundësitë shtesë, siç i njihni ndoshta prej Facebook-ut, do t’i shtohen në mënyrë graduale.