Historia nuk mund të jetë më emocionuese

14.01.15 14:30


Amerika e Veriut në vitet 1860: Një periudhë e konfrontimit mizor; koha e Luftës Civile Amerikane. Veriu dhe jugu ofrojnë beteja të pamëshirshme. Përkrahësit e skllavërisë në shtetet jugore janë duke luftuar kundër shteteve kundërshtare të veriut. Nga fundi i vitit 1864 lufta civile është para përfundimit. Konfederata e Jugut është dobësuar ushtarakisht dhe ekonomikisht, Abraham Lincoln - president i Veriut dhe kundërshtar i vendosur i skllavërisë - është konfirmuar së fundmi në postin e tij. 

 

Ai dëshiron të përfundojë me ligj shtypjen e njerëzve të zinj dhe të fitojë luftën sa më shpejtë që të jetë e mundur. Megjithatë, shumica në parlament është e pavendosur; shumë prej parlamentarëve hezitojnë apo kanë frikë nga pasojat e ligjit. E as jugu nuk është mundur plotësisht. Për presidentin fillon një periudhë rraskapitëse e negociatave dhe manovrimit taktik. Një kohë e konfrontimit të fshehtë dhe të hapur. Suksesi ose humbja e tij vendosë për të ardhmen e një kombi të tërë - por armiqtë e tij janë të gatshëm për çdo gjë.

Lincoln është një film mbresëlënës që hyn nën lëkurën tuaj. Në mënyrë mbresëlënëse regjisori Steven Spielberg ka inskenuar një padrejtësi tronditëse, e cila përjetohet nga afrikan-amerikanët e shekullit të 19-të. Regjisori me shkathtësi ndërton tensionin, i cili bashkudhëton me shikuesin deri në minutën e fundit. Nuk janë vetëm skenari dhe regjia e veprës së shpërblyer me dy Oskar që na bindin por, edhe yjet - Daniel Day-Lewis, Tommy Lee Jones, Joseph Gordon Levitt dhe Sally Field – të cilët shkëlqejnë në rolet e tyre para kamerave.

Lincoln është një film për luftën, lirinë dhe kundër shtypjes. Mbi të gjitha, ky film është një mësim emocionues 150 minutësh i mbushur me befasi të historisë. Një film që çdo dashamirës filmi duhet patjetër ta shikoj!