Band Aid 30 – Rikthimi i një legjende

14.01.15 14:08


Ai po e bën përsëri: Në nëntor Sir Bob Geldof – themeluesi i projektit të famshëm „Band-Aid“ njoftoi për ringjalljen e suksesit të dikurshëm. Shpërthimi i virusit Ebola në Afrikën Perëndimore e inspiroi artistin irlandez që edhe një herë tjetër t‘i sjellë yjet ndërkombëtarë në studion e tij muzikore dhe së bashku me ta të ndihmojë përmes muzikës. Singëlli i prodhuar i Band Aid 30 pritet të publikohet qysh në fund të vitit.

Projekti humanitar origjinal ishte një sukses mbarëbotëror qysh në vitin 1984. Ai tërhoqi vëmendje dhe rriti gatishmërinë për të dhënë donacione për Etiopinë, shtetin afrikan të pllakosur nga thatësira dhe uria.  Kënga e famshme e projektit të parë të Band Aid „Do They Know It’s Christmas?“ (A e dijnë ata, se janë Krishtlindjet?) arriti kulmin e top-listave në 13 shtete dhe edhe sot e kësaj dite është një këngë shumë e dëgjuar gjatë kohës së Krishtlindjeve. Grupit të këngëtarëve të atëhershëm u takonin shumë yje të famshme siç janë Phil Collins, Paul Young, Bono, George Michael, Sting, David Bowie dhe Paul McCartney.

Edhe këtë vit, sërish do të jenë të pranishëm këngëtarët më të mirë dhe më të famshëm. Larmia e tyre do t’i bashkojë zërat nga muzika rock, pop, rhythm and blues si dhe soul. Është bërë e ditur pjesëmarrja e Ed Sheeran dhe Emeli Sandé, gjithashtu edhe e atyre si Adele, Bastille, Ellie Goulding, Jessie Ware, Paloma Faith, Sam Smith dhe Olly Murs. Flitet që edhe Bono, këngëtari i bendit U2, sërish është në listën e këngëtarëve mbështetës.

Në projektin e vitit 1984 u mblodhën gjithsej mbi 10 milionë Euro donacione. Më vonë u themeluan projekte të shumta pasuese, në mesin e tyre Band Aid II (1989), Band Aid 20 (2004) dhe koncertet Live Aid, të cilët ishin rock-koncertet më të mëdha të botës asokohe. Kështu pritet që edhe Band Aid 30 të jetë një sukses i madh dhe sërish t’i dhurojë botës një këngë madhështore, e cila do t’u ndihmojë njerëzve nevojtarë.

 

 

Shënime për fotografitë:

20141118_Band Aid 30_Foto 01

Në koncertin Live Aid në Filadelfia në vitin 1985 morën pjesë mijëra fansa të entuziazmuar.

 

Kushtet e liçencimit: sipas Creative Commons, http://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0/deed.en