< Prev 1 2 3 433 34 35 Next >

#LEXOKUDO


Organizata ETEA vjen edhe me një tjetër kampanjë në vendin tonë. Kësaj radhe kjo organizatë joqeveritare, realizoj kampanjën #LexoKudo. “Qëllimi i kësaj kampanje është promovimi i leximit në hapësira publike dhe gjatë kohës së pritjes, njëkohësisht promovimi i rëndësisë së leximit përmes mesazheve motivuese nga lexuesit pjesëmarrës në këtë kampanjë”, thekson Drenushë Morina nga organizata ETEA.

më shumë...


“ANIBAR ON TOUR”


‘Anibar On Tour’ në bashkëpunim me ‘Green Fest 2017’, aktivitetet e tyre i prezantuan edhe në Mitrovicë. Anibar on Tour është duke e promovuar edicionin e tetë të festivalit dhe duke shpërndarë informata lidhur me programin, transportit dhe akomodimit në Pejë për gjatë ditëve të festivalit që do të mbahet me datat 14-20 gusht 2017. Ndër vite, Anibar njihet si njëra nga ngjarjet kulturore më të rëndësishme të Kosovës. Çdo vit, ky festival një komunitet të shumëllojshëm të regjisorëve, artistëve, e talentëve. “Me krenari po festojmë tetë vite festival, dhe duam që të bëhemi zë më i fortë i interesave të përbashkëta, një formulë e përbashkët mbi atë se si komuniteti jonë e sheh shprehjen e artit. Qëllimi jonë është që të sjellim sugjerime konkrete, dhe ta përfaqësojmë pasionin tonë për ndryshime”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga organizatorët e festivalit.

më shumë...


GREEN ART FEST 2017


Në kuadër të shumë festivaleve të organizuara gjatë kësaj vere, në Obiliq është hapur të shtunën më 29 korrik festivali Green Art Fest. Bëhet fjalë për festivalin e parë mjedisor artistik në njërën nga zonat më të ndotura të ajrit në Kosovë. Festivali i cili zgjati dy ditë, ishte i pasur me organizime duke sjell ekspozita të ndryshme, pikturë në natyrë, piknik, shfaqjën e filmave, ambient kreativ dhe muzikë për tu argëtuar.

më shumë...


DIASPORA FLET NEPER KOSOVE ME TE RINJTE


Organizata joqeveritare ‘Germin’, po organizon takime të shumta në mes të rinjve të komunave të ndryshme të Kosovës dhe diasporës. Kjo organizatë, synon që të lidh të rinjtë nga Kosova me diasporën përmes diskutimeve joformale në mes të të rinjve dhe profesionistëve kosovarë që jetojnë jashtë, për të shkëmbyer eksperiencat dhe njohuritë.

më shumë...


“HAPU” RIZBULON ARTIN NE HAPESIRE PUBLIKE


Një ndër ngjarjet më interesante në kryeqytet, e cila sjell eksperiencë artistike të luajtura nga aktorë, performues, valltarë është hapësira publike e cila ishte në dispozicionin e artistëve në kuadër të festivalit “Hapu”. Festivali i artit në hapësirë publike “Hapu” erdhi me edicionin e tij të tretë me radhë. Si çdo vit edhe kësaj here me disa ide eksperimentale. Vizitorët të pranishëm, kryesisht të rinjtë e vendit, përshkuan me veturë nga pikënisja tek Biblioteka Kombëtare deri tek lagja Emshir. Një vepër kjo e cila përjetohet në një mënyrë unike të organizuar. “Ideja jonë ishte ti paraqesim ne hapësira individuale dhe kolektive aktivitet e ndryshme përmes artit. Ky është një projekt që tenton me fol me individ por edhe me kolektiv. U shpreh organizatori i festivalit “Hapu”, Florent Mehmeti.

më shumë...


ADRIANA MATOSHI – FITUESE E PRIFILMFEST


Aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi është shpallur fituese e çmimit vjetor të PriFilmFest për filmbërës kosovar. Matoshi njihet mjaft shumë për rolet e saj artistike, ndërsa në prononcimin e saj me rastin e marrjes së çmimit të saj në PriFilmFest, tha se atë ia dedikon dikujt të rëndësishëm.

më shumë...


MBAHET KAMPI PER FEMIJET NGA DIASPORA DHE KOSOVA


Shumë organizata vendore, nuk e kanë ndërpre punën gjatë sezonit veror, me qëllim që të organizojnë evente edhe për fëmijët, të rinjtë që vijnë nga diaspora. Këtë po e bën së fundmi edhe organizata joqeveritare ‘Toka’ në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës. Ata po e organizojnë kampin veror me të rinjtë nga diaspora, Kosova dhe Shqipëria.

më shumë...


“OLDTIMER FEST” ZBUKURON QYTETIN E PRIZREN-IT


Për të 12-ën herë me radhë u organizu festivali i njohur OldTimer Fest. Ky është një manifestim ndërkombëtar dhe tradicional. Festivali është hapur të shtunën më 15 korrik dhe zgjati deri të dielën më 16 korrik. Për të vazhduar dy ditë të tjera në Shqipëri. Vizitorët e shumtë, ia kanë msyrë Prizrenit, jo vetëm për ti parë bukuritë e këtij qyteti, por për ti shijuar nga afër makinat e rralla të cilat janë prezantu në këtë festival. Rreth 20 automjete të rralla dhe specifike u prezantuan në këtë festival, kurse kurreshtja dhe entuziazmi nga adhuruesit e veturave nuk ka munguar as në këtë edicion të festivalit.

më shumë...


FESTIVALI “INTO THE PARK” FILLON NE PEJE


Vera 2017, është e stërmbushur me festivale të ndryshme në vendin tonë. Kështu më 14 korrik në Pejë filloj edicioni i gjashtë i festivalit të muzikës “Into The Park”. Ky festival, përveç muzikës e përkrah edhe ambientin, sjell muzikë alternative dhe eksperimentale për personat që performojnë këtë vit.

më shumë...


MAKINA E PARE ELEKTRIKE NE KOSOVE NDERTOHET NGA 6 ANETARE 14-16 VJEC


Në korrik të vitit 2016, gjashtë krijues të rinj të qendrës BONEVET në Gjakovë, tre djem dhe tri vajza, të moshës 14 deri në 16-vjeçare, pas përfundimit të shumë orëve, klasave dhe projekteve, filluan realizimin e idesë së tyre për ndërtimin e një veture elektrike. Ata u udhëzuan dhe u udhëhoqën nga mentorët më me përvojë në qendër, mirëpo e gjithë vendimmarrja dhe puna për krijimin e këtij projekti ambicioz ra mbi supet e këtyre adoleshentëve.

më shumë...


< Prev 1 2 3 433 34 35 Next >