< Prev 1 2 338 39 40 Next >

ME “ARTIN PERMES RICIKLIMIT” DREJT MARREDHENIEVE ME TE MIRA MES TE RINJVE NE MITROVICE


Nëse dëshironi të jetoni në një mjedis pa mbeturina, njëkohësisht nëse jeni të interesuar për artin dhe keni ide interesante që mjedisi juaj të jetë më i pastër, atëherë provojeni “Artin përmes reciklimit”! Një grup i të rinjve entuziast të moshës 12 deri në 24 vjeç nga jugu dhe veriu i Mitrovicës, kanë shprehur dëshirë dëshirë që të ndihmojnë moshatarët e tyre që të krijojnë vepra artistike nga materiali i ricikluar. Ata me ndihmën e OSBE-së dhe komunës së Mitrovicës organizuan një ekspozitë me karakter shpërblyes, ku do ti paraqesin veprat e tyre artistike, të krijuara nga materiali i ricikluar.

më shumë...


KROOS NUK KROSON POR GJUAN DHE SHENON


Momentet dramatike nuk kanë të mbaruar në botërorin e sivjetmë. Kësaj radhe ishte Gjermania ajo e cila vendosi që t’ua testonte zemrat tifozëve të saj. Pasi e mbylli pjesën e parë duke humbur 1:0 nga Suedia, kualifikimi i gjermanëve në fazën eliminatore varej në fije të perit. Në pjesën e dytë ata hynë të vendosur për të mos e përjetuar mallkimin e kampionëve në fuqi të botërorit, për të mos e kaluar fazën e grupeve.

më shumë...


NJE “PUSHTIM” MIQESOR I BONDSTEEL-IT


Ditën e shtunë më 16 qershor 2018 kampi ushtarak “Bondsteel” në komunën e Ferizajt, mirëpriti disa mysafirë shumë të veçantë. Ata ishin rreth 35 adoleshentë, 15 prej të cilëve ishin serb nga fshati Shillovë në Gjilan dhe 20 erdhën nga Shqipëria gjegjësisht nga Kukësi.

më shumë...


DRAMA SPANJOLLE 48 ORE PARA FILLIMIT TE BOTERORIT NE RUSI


Vetëm pak më shumë se 24 orë para fillimit të Kampionatit Botëror në Rusi dhe dy ditë para ndeshjes vendimtare me Portugalinë, ekipi kombëtar i Spanjës është përfshirë në një krizë të papritur që i ngjan më shumë një seriali televiziv spanjoll se sa një prej favoritëve kryesor të botërorit të sivjetmë.

më shumë...


XHERDAN SHAQIRI NE LIVERPUL?


Sipas mediave angleze finalisti i sivjetmë i Ligës së Kampionëve Liverpuli është duke bërë përpjekje që të transferojë nga skuadra e Stoke City Xherdan Shaqirin. Mirëpo, kjo pritet që të ndodh pas përfundimit të Kupës së Botës.

më shumë...


“FOLGORE NO LIMITS” PER HERE TE PARE NE KOSOVE


Më 1 qershor 2018, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në Kampin e KFOR-it “Villagio Italia” në qytetin piktoresk të Pejës, Grupi Luftarak Shumëkombësh Perëndim (MNBG-W) e mbajti Edicionin Ndërkombëtar të “Folgore No Limits” (Folgore Pa Kufij).

më shumë...


MOMENTE NGA FESTA E PERVJETORIT TE 15-te TE REVISTES “FOR YOU”


Redaksia e revistës “For You” i falënderon përzemërsisht të gjithë bashkëpunëtorët tanë që morën pjesë në ditëlindjen e revistës sonë. Njëherit, të gjithëve ju urojmë shëndet dhe punë të mbarë në të ardhmen me porosinë se të gjithë ju mund të llogaritni në bashkëpunimin tonë. Ne ju ftojmë që ta shikoni foto albumin tonë nga kjo ngjarje dhe që t’i shkarkoni fotot e juaja.

më shumë...


ASTEROID 45687 Pranverahyseni = 200 EK 140


    Shpesh në bisedat tona private ne e kemi dëgjuar e mbase edhe kemi përmendur argumentin se e kemi të vështirë që të realizojmë diçka sepse mungojnë kushtet. Zonjusha Pranvera Hyseni, është një studente e re nga Vushtrria, e cila është shembull tipik pse ky argument nuk është aspak i qëndrueshëm. Znjsh. Hyseni studion për gjeografi në Universitetin e Prishtinës. Arsyeja pse ajo e ka zgjedhur këtë degë ndërlidhet me pasionin e saj të vërtetë: Astronominë.

më shumë...


10 IKONAT E MODES DHE TRENDET QE ATO I KANE BERE TE FAMSHME


   Gjersa industria e modës vazhdon që çdo sezonë të prezantojë stile të reja, ajo nuk do të ishte ku është sot pa ndihmën e ikonave më me ndikim të modës. Në ditët e sotme, njerëzit me famë janë në gjendje të nxjerrin foto të veshjeve të tyre dhe të ndajnë ato në mediet sociale me miqtë, familjet dhe adhuruesit e tyre. Megjithatë, shumë nga gratë që kanë shpikur këto stile të veçanta nuk kanë patur ndikim të njëjtë, prandaj fakti që ato edhe sot e kësaj dite konsiderohen si ikona të modës, na bën neve të ndalemi dhe të themi se ato e kanë ditur ato saktësisht se çfarë po bënin! Edhe pse të famshmet e ditëve të sotme kritikohen për atë që veshin në qilimin e kuq, në dyqanin e gjërave ushqimore dhe në një darkë, ky nuk ishte rasti për brezat e mëparshëm të yjeve.

më shumë...


HALIME DHE ERZEN BEQIRI DY YJE NE NGRITJE TE XHUDOS


   Të jesh i pari në një aktivitet krahas famës dhe mirënjohjeve bart me vete edhe përgjegjësi. Kjo pasi që suksesi i arritur vetvetiu na bën edhe model për të tjerët dhe sidomos gjeneratat e reja. I tillë është rasti i kampiones Majlinda Kelmendi, pasi që ajo sot është një shembull për qindra të rinj e të reja anekënd Kosovës të cilët kanë filluar të ushtrojnë xhudo. I tillë është edhe rasti i Halime dhe Erzen Beqirit nga fshati Akrashticë në Komunën e Vushtrrisë.

më shumë...


< Prev 1 2 338 39 40 Next >