Gjendet në rrjet: “Wolfram Alpha”

18.03.15 13:26


Në kohën e pushimit qëndroni i relaksuar në këndin e të rriturve?
Sigurisht, një privilegj që do të mund të shijohej, po të mos ishte ora e matematikës ajo që ju pret, ku gjithnjë e më tepër paraqiten numrat dhe fjalët, të cilët duhet të zëvendësohen me shenjat dhe shkronjat e kriptografisë.
Në raste të tilla, një gjetje e re në Internet mund të jetë ajo, çfarë ju duhet.
Të gjithë e njohin “google”, “bing” dhe motorët tjerë kërkues, përmes të cilëve mund të hulumtohen të dhënat në Internet.

 

Mirëpo çfarë të bëjmë kur gjatë zgjidhjes së detyrave në matematikë ballafaqohemi me një funksion të komplikuar dhe nuk dimë, nëse llogaritja e një integrali të caktuar apo e derivatit të parë nuk është bërë si duhet?

Dhënia e formulës në “google” mund t’ju shpërblej me një vizatim të bukur të grafikut, por jo edhe me integralin apo derivatin e dëshiruar. Në rastin më të mirë shfaqen një mori propozimesh për të kërkuar në forume të ndryshme, të cilat bazohen në funksione të ngjashme me të parin. Pasi që është e qartë, se shprehja “përafërsisht” në matematikë megjithatë është e barabartë me zero pikë, atëherë kjo mënyrë e kërkimit nuk mund të jetë ajo e duhura.

“Wolfram Alpha” përgjigjet, në vend që të kërkoni

Ajo çfarë ju duhet është një motor që ofron zgjidhje. Në këtë rast padyshim ju ndihmon “Wolfram Alpha”. Ngase ky program nuk kërkon, por i bënë llogaritjet. Nëse e shënoni formulën në fushën e caktuar për kërkim në www.wolframalpha.com, shumë shpejt do të shfaqet një pasqyrë me të gjitha zgjidhjet e mundshme, me të cilat disponon Wolfram. Si shënohen formulat e kërkuara dhe si bëhen llogaritjet, mund ta shikoni në tabelën informuese që e kemi përgatitur më poshtë enkas për ju.

 

Për fat të keq vetëm në gjuhën angleze

Wolfram Alpha megjithatë nuk bënë vetëm llogaritje. Ky motor disponon me njohuri të shumta edhe në fushën e kimisë, fizikës, biologjisë dhe historisë. Kështu, ai i njeh të gjitha sekretet rreth elementeve, njeh formulat për përshpejtim dhe për ligjet e tjera të fizikës apo e din saktësisht se ku jeton peshku “Blobfish”.

Dobësia më e dhimbshme e programit “Wolfram Alpha” është gjuha komunikuese. Ky dijetar i veçantë, përveç anglishtes, nuk ka arritur të mësoj asnjë gjuhë tjetër. Mirëpo, ai mund të ju tregoj saktësisht se si ishte moti në ditën tuaj të lindjes, apo sa i lartë është prodhimi ditor i peshkut në Francë.

Siç e shihni, nuk është edhe aq lehtë që në një tekst të vetëm të përfshihen të gjitha mundësitë e “Wolfram Alpha”. Më së miri është ta testoni vetë. Për të gjithë ata, që synojnë më shumë, pyetni “Wolfram” për ndonjë barsoletë për matematikanët, përmes së cilës ju garantojmë se do të pranoheni në grupin më të avancuar të matematikës në shkollën tuaj. Por mos u brengosni, askush nuk do të vdes nga të qeshurit!

Si të punoj me “Wolfram Alpha”?

Mënyra e shkrimit në “Wolfram Alpha”

sqarimet

f(x) =

Fillimi i një formule

f(x) = (x+1)^2/sqrt(y-3)* sqrt(x)

Me fjalë: f prej x është barazi me në kllapa x plus 1 në katror thye për rrënjën katrore të në kllapa y minus 3 herë rrënja katrore e x

solveW=m*c^2,m=M/sqrt(1-v^2/c^2) for M“

ose

solvea^2+4ab+b^2=1 for a

Zgjidhja e barazimit sipas M

pi, e

Konstantat matematikore

sin(x), cos(x), tan(x)

Funksionet trigonometrike

Të dhënat me gradë, duhet të shënohen me këtë shenjë (°).

derivative of x^2

Derivati i një funksioni

sum 2^j, j=1 to infinity

Shuma e 2 në fuqinë j, ku j=1 deri pa kufij 

binomial(6,3)

Llogaritja e koeficientit binomial

http://www4a.wolframalpha.com/Calculate/MSP/MSP5331d139ebci16686hc000033d2287ea6892bdc?MSPStoreType=image/gif&s=51&w=26.&h=36.

integrate sin x dx from x=0 to pi

Llogarit një integral prej x = 0 në pi

Mathematics

Kur e jepni këtë nocion, ju ofrohet një listë e gjatë e mundësive për të zgjidhur probleme matematikore. Mirëpo vetëm në anglisht.

Tell me a joke

Thjeshtë provojeni

 




Lajmet e Fundit

  1. “HARDH FEST - 2018”

        “Me pamje kah vneshtat” ishte motoja e festivalit tashmë tradicional “Hardh Fest” në Rahovec. Drejtor artistik i këtij festivali, z.Gardalin Shtavica, theksoi se edicioni i sivjetmë u mbajt nga 7 deri më 9 shtator. Gjatë këtij edicioni të “Hardh Fest” janë mbajtur aktivitete të shumta duke filluar me hapjen zyrtare të vjeljes së rrushit për të vazhduar me shpalljen e verëtarit më të mirë, ekspozitën “Hardh Expo” të organizuar nga Nahit Veseli, garat në vjeljen dhe shtrydhjen e rrushit për 3 ditë rresht. Ky edicion pati edhe disa risi si: “Hardh Kids” gjegjësisht aktivitetet për fëmijë, “Hardh Treni” ose udhëtimi me tren nga qyteti deri në Konak, “Hardh Bike” ose vizitat e vreshtave me biçikleta. Më pas u organizua edhe një paradë e mekanizmave bujqësore, nga më të vjetrat e deri te ato më të rejat, nga qendra e qytetit deri ne konak. Në ditën e tretë të festivalit u mbajt ora poetike te muzeu i qytetit dhe në konak u shpall mbretëresha e rrushit.

  2. KOLONIA ARTISTIKE E ARTISTEVE TE RINJ NE FERIZAJ

         Në Galerinë e Arteve në Ferizaj është hapur ekspozita e pikturave “Koloni e Artit”, si rezultat i punimeve të përfunduara në kuadër të "Javës së KFOR-it". Artistët e rinj nga të gjitha komunitetet në Kosovë, në korrik të këtij viti kanë pasur mundësinë që të shoqërohen dhe të komunikojnë përmes gjuhës universale, gjuhës së artit, dhe si rezultat i kësaj shoqërie ata ekspozuan punimet që i mbaruan përgjatë kësaj kolonie.

  3. DITA E BARAZISE SE FEMRAVE NE BONDSTEEL

    Të shtunen më 25.08.2018 në bazën amerikane Bondsteel u organizua Dita e Barazisë së Femrave. Me këtë rast përmes tregimeve personale të katër panelisteve u theksua rëndësia e barazisë gjinore.

  4. COURTOIS ‘NE GREVE’ NUK PARAQITET PER STERVITJE

    Kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar në Ligën Angleze ekipi i Çelsit (Chelsea) është duke u përballur me një krizë të vogël. Kjo sepse, siç raportojnë mediat angleze, pa dhënë asnjë shpjegim dhe pa marrë leje portieri i tyre, Thibaut Courtois, nuk u paraqit për stërvitje.

  5. PER FAT TE KEQ, JO AJO POR ATA SHKUAN NE SHTEPI!

    Për herën e tretë me radhë Kroacia arriti që ta përmbys rezultatin dhe të dalë fituese në këtë botëror. Pas Danimarkës dhe Rusisë kësaj here radhën e pati kombëtarja e Anglisë e cila para se të fillonte ndeshja ishte favorite për shumicën e ekspertëve dhe tifozëve të futbollit.

Me Shume