Sonda Philae

02.03.15 14:53


Më 02. mars 2004, Agjencia Evropiane për Fluturime Kozmike (ESA) nisi misionin e saj Rosetta me synimin për të ulur sondën Rosetta mbi kometën 67P/Churyumow-Gerasimenko. Me të së bashku u nis edhe aterruesi Philae, i cili më vonë do ta realizonte aterrimin e parë mbi një kometë. E gjithë kjo për të zbuluar se si ishte krijuar sistemi i hershëm diellor. Për ta arritur kometën, sondës iu desh të kaptonte nëpër gjithësi plot510 milionë kilometra. Sa për krahasim: Dielli gjendet gati 150 milionë kilometra larg Tokës. 

 

Hibernimi në gjithësi

Pasi që Rosetta arriti shpejtësinë e udhëtimit për të arritur kometën 67P/ Churyumow-Gerassimenko, ajo kaloi në një lloj hibernimi. Kështu ajo pati mundësi të kursente energjinë e vlefshme për matjet e gjithanshme pranë kometës dhe mbi të. Panelet e mëdhenj diellor tani furnizonin me energji vetëm aparatet më të rëndësishme dhe elementet e ngrohjes për instrumentet shkencore. Sonda udhëtoi nëpër zbrazëtirë gjithsej 957 ditë, pra gati tre vite, para se të zgjohej sërish më 06.gusht 2014. Synimi gati ishte arritur. Diku rreth 100 kilometra larg kometës sonda ngadalësoi në shpejtësi të të ecurit.

 

Rrotullimi rreth orbitës së kometës

Deri në aterrim Rosetta e përcolli kometën dhe i realizoi matjet gjatë fazës së saj aktive. Astronomët këtë e quajnë koha, gjatë të cilës një kometë krijon koma dhe bisht, pasi që gjendet afër diellit. Me anë të matjeve të gjithanshme të përmbajtjes së bishtit, hulumtuesit shpresojnë të nxjerrin konkluzione mbi trajtën kimike të sistemit të hershëm diellor. Përmes fotove të bëra nga sonda shkencëtarët arritën të zbulojnë, se kometa ka formë shumë të parregullt dhe se siç duket përbëhet prej dy trupave, të cilët preken mes veti.

 

Aterrimi në pafundësinë e gjithësisë

Më 12. nëntor 2014 ishte momenti i madh për aterruesin Philae. Me të duhej që për herë të parë të realizohej një aterrim i butë mbi një kometë. Kjo domethënë që instrumentet duhej ta përballonin përplasjen pa kurrfarë dëmtimi dhe të dërgonin në Tokë matjet e bëra.   Për këtë gjë Philae duhej të shponte sipërfaqen e kometës me të tria këmbët e saj. Për shkak të gravitetit të ulët ekzistonte rreziku, që aterruesi të përplasej dhe të shtillej në gjithësi. Në shikim të parë gjithçka eci sipas planit, por pas ca kohësh shkencëtarët vërejtën se diçka nuk ishte në rregull.

 

Një natë ankthi në qendrën e kontrollit  

Siç duket Philae nuk ishte fiksuar mirë në sipërfaqe, pasi që fuzhnjat ankoruese nuk ishin vënë në veprim. Veç kësaj kishte probleme edhe me radiolidhjen. Për arritjen e sinjalit në Tokë nevojiteshin rreth 28 minuta. Pasi që Philae së shpejti do të hynte në hijen transmetuese të kometës, qendra e kontrollit më nuk mund të ndërmerrte kurrfarë ndryshimi. E tëra që ata mund të bënin ishte të prisnin dhe të shpresonin që misioni nuk kishte dështuar. Më në fund, në mëngjesin e 13 nëntorit, kontakti me Philae u rivendos. Doli se aterruesi vërtet nuk ishte fiksuar mbi kometë. Philae u dërgua sërish gjithsej 1000 metra në gjithësi, derisa graviteti i kometës u kujdes për një aterrim të dytë të paplanifikuar. 

 

Fundi i lumtur 510 milionë kilometra larg

Përplasja e ashpër gjatë aterrimit të dytë bëri që Philae sërish të përhidhej nga kometa, mirëpo kësaj here vetëm për 20 metra. Në lëshimin e tretë ajo qëndroi në sipërfaqe. Për shkak të problemeve të paparashikuara aterruesi nuk gjendej në vendin e tij të planifikuar.  Siç duket udhëtimi përfundoi në skajin e një të dale, pasi që vetëm dy nga të tri këmbët kishin kontakt me sipërfaqen. Përmes këtij pozicioni të ri edhe koha për eksperimentet shkencore u shkurtua në mënyrë drastike, sepse atje një ditë e kometës zgjat vetëm 1orë e gjysmë, në vend të 13 orëve të parashikuara që do t’i kishte te vendi fillestar i aterrimit. Pasi që  Philae funksionon me qelizat solare, ajo është e varur prej energjisë së diellit. Ka të ngjarë që për këtë arsye nuk do të mund të realizohen të gjitha matjet. Mirëpo shkenca megjithatë ia doli të korrte një sukses të madh, pasi që për herë të parë në histori u arrit që të dërgohen të dhëna drejtpërdrejt nga sipërfaqja e një komete.




Lajmet e Fundit

  1. DRAMA SPANJOLLE 48 ORE PARA FILLIMIT TE BOTERORIT NE RUSI

    Vetëm pak më shumë se 24 orë para fillimit të Kampionatit Botëror në Rusi dhe dy ditë para ndeshjes vendimtare me Portugalinë, ekipi kombëtar i Spanjës është përfshirë në një krizë të papritur që i ngjan më shumë një seriali televiziv spanjoll se sa një prej favoritëve kryesor të botërorit të sivjetmë.

  2. XHERDAN SHAQIRI NE LIVERPUL?

    Sipas mediave angleze finalisti i sivjetmë i Ligës së Kampionëve Liverpuli është duke bërë përpjekje që të transferojë nga skuadra e Stoke City Xherdan Shaqirin. Mirëpo, kjo pritet që të ndodh pas përfundimit të Kupës së Botës.

  3. “FOLGORE NO LIMITS” PER HERE TE PARE NE KOSOVE

    Më 1 qershor 2018, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në Kampin e KFOR-it “Villagio Italia” në qytetin piktoresk të Pejës, Grupi Luftarak Shumëkombësh Perëndim (MNBG-W) e mbajti Edicionin Ndërkombëtar të “Folgore No Limits” (Folgore Pa Kufij).

  4. MOMENTE NGA FESTA E PERVJETORIT TE 15-te TE REVISTES “FOR YOU”

    Redaksia e revistës “For You” i falënderon përzemërsisht të gjithë bashkëpunëtorët tanë që morën pjesë në ditëlindjen e revistës sonë. Njëherit, të gjithëve ju urojmë shëndet dhe punë të mbarë në të ardhmen me porosinë se të gjithë ju mund të llogaritni në bashkëpunimin tonë. Ne ju ftojmë që ta shikoni foto albumin tonë nga kjo ngjarje dhe që t’i shkarkoni fotot e juaja.

  5. ASTEROID 45687 Pranverahyseni = 200 EK 140

        Shpesh në bisedat tona private ne e kemi dëgjuar e mbase edhe kemi përmendur argumentin se e kemi të vështirë që të realizojmë diçka sepse mungojnë kushtet. Zonjusha Pranvera Hyseni, është një studente e re nga Vushtrria, e cila është shembull tipik pse ky argument nuk është aspak i qëndrueshëm. Znjsh. Hyseni studion për gjeografi në Universitetin e Prishtinës. Arsyeja pse ajo e ka zgjedhur këtë degë ndërlidhet me pasionin e saj të vërtetë: Astronominë.

Me Shume