Porta e Kosovës për në botë

22.01.15 10:10


15 kilometra të plota larg prej qytetit më të madh të Kosovës shtrihet vendi, i cili si asnjë tjetër kontribuon në atë, që të lidh këtë shtet të vogël të Ballkanit me botën – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.
Aeroporti i Prishtinës është një tregim suksesi, për të cilin është punuar shumë. I shfrytëzuar në fillim vetëm si aeroport ushtarak, ai në dekadën e kaluar në vazhdimësi u rimodelua në një aeroport bashkëkohor me shumë qëllime dhe me një timon regjional për trafikun ajror.

 

Mirëpo, shndërrimi strukturor dhe funksional nuk ishte pa probleme. Një dështim i hidhur ishte tërheqja e kompanisë së vetme ajrore kosovare Kosova Airlines në vitin 2006. Ajo dëshironte ta shndërronte aeroportin në një qendër ajrore nacionale, gjë që për operatorët e aeroportit paraqiste njërin prej klientëve dhe investitorëve më të rëndësishëm.

Mirëpo, ndërmarrja e re nuk ishte në gjendje që në mënyrë afatgjate t’i bënte ballë garës së ashpër europiane si dhe konkurrencës së fortë të linjave të lira ajrore. Asaj iu desh ta shpall falimentimin.

Prishtina International Airport – një tregim suksesi

 

Përkundër të gjithë hapave prapa Aeroporti i Prishtinës është pranuar si një aeroport regjional i suksesshëm europian. Infrastruktura e modernizuar dhe e zgjeruar, standardet e larta të sigurisë, mundësitë e shumta për blerje si dhe ofertat për udhëtarët biznesmenë, siç janë interneti mobil dhe ‘Business Lounge’, i përmbushin të gjitha kërkesat e fluturimit modern.

Rimodelimi i aeroportit ngjalli vëmendje edhe përtej Ballkanit: federata qendrore e operatorëve të aeroporteve (Airports Council International, ACI) në vitin 2006 e dekoroi Aeroportin e Kosovës me Çmimin për Aeroportin më të Mirë (Best Airport Award).

Shifrat aktuale të aeroportit janë mbresëlënëse: Çdo vit mbi pistat e aeroportit realizohen mbi 6000 fluturime. Rreth 1,5 milionë njerëz vijnë dhe largohen përmes Aeroportit të Kosovës. Një numër i madh i kompanive ajrore ndërkombëtare, mes tyre edhe “Air Berlin” dhe “Swiss”, e shfrytëzojnë aeroportin në linjat e tyre të rregullta dhe e ndërlidhin atë me një rrjet të dendur të trafikut të personave dhe mallrave në mbarë botën.

Për ekonominë e Kosovës ai është bërë një faktor i rëndësishëm ekonomik. Ai në thelb kontribuon që Prishtina në ndërkohë të jetë ndër qytetet më dinamike të Ballkanit Perëndimor dhe në mënyrë të qëndrueshme të fitojë atraktivitet në fushën e turizmit europian të qyteteve.

Përparësi të veçantë paraqet lokacioni i aeroportit, që është favorizues në aspektin teknik të trafikut. Në më pak se një gjysmë ore, me autobusë apo taksi, mbërrihet në qendër të qytetit të Prishtinës. Prej aty me anë të transportit publik mund të arrihen për pak orë pothuajse të gjitha vendet në Kosovë, por edhe destinacionet në Serbi dhe Shqipëri.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës për Kosovën dhe banorët e saj është një tregim suksesi në fushën e infrastrukturës. Për trafikun, ekonominë dhe turizmin ai është porta e Kosovës drejt botës.




Lajmet e Fundit

  1. DRAMA SPANJOLLE 48 ORE PARA FILLIMIT TE BOTERORIT NE RUSI

    Vetëm pak më shumë se 24 orë para fillimit të Kampionatit Botëror në Rusi dhe dy ditë para ndeshjes vendimtare me Portugalinë, ekipi kombëtar i Spanjës është përfshirë në një krizë të papritur që i ngjan më shumë një seriali televiziv spanjoll se sa një prej favoritëve kryesor të botërorit të sivjetmë.

  2. XHERDAN SHAQIRI NE LIVERPUL?

    Sipas mediave angleze finalisti i sivjetmë i Ligës së Kampionëve Liverpuli është duke bërë përpjekje që të transferojë nga skuadra e Stoke City Xherdan Shaqirin. Mirëpo, kjo pritet që të ndodh pas përfundimit të Kupës së Botës.

  3. “FOLGORE NO LIMITS” PER HERE TE PARE NE KOSOVE

    Më 1 qershor 2018, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në Kampin e KFOR-it “Villagio Italia” në qytetin piktoresk të Pejës, Grupi Luftarak Shumëkombësh Perëndim (MNBG-W) e mbajti Edicionin Ndërkombëtar të “Folgore No Limits” (Folgore Pa Kufij).

  4. MOMENTE NGA FESTA E PERVJETORIT TE 15-te TE REVISTES “FOR YOU”

    Redaksia e revistës “For You” i falënderon përzemërsisht të gjithë bashkëpunëtorët tanë që morën pjesë në ditëlindjen e revistës sonë. Njëherit, të gjithëve ju urojmë shëndet dhe punë të mbarë në të ardhmen me porosinë se të gjithë ju mund të llogaritni në bashkëpunimin tonë. Ne ju ftojmë që ta shikoni foto albumin tonë nga kjo ngjarje dhe që t’i shkarkoni fotot e juaja.

  5. ASTEROID 45687 Pranverahyseni = 200 EK 140

        Shpesh në bisedat tona private ne e kemi dëgjuar e mbase edhe kemi përmendur argumentin se e kemi të vështirë që të realizojmë diçka sepse mungojnë kushtet. Zonjusha Pranvera Hyseni, është një studente e re nga Vushtrria, e cila është shembull tipik pse ky argument nuk është aspak i qëndrueshëm. Znjsh. Hyseni studion për gjeografi në Universitetin e Prishtinës. Arsyeja pse ajo e ka zgjedhur këtë degë ndërlidhet me pasionin e saj të vërtetë: Astronominë.

Me Shume