Nuhatësit më të mirë të policisë

22.01.15 09:59


Policia e Kosovës është përgjegjëse për rregullin dhe sigurinë në tërë territorin e Kosovës. Në përputhje me këtë, ajo kujdeset që në vend të mos kontrabandohen artikuj të ndaluar, si armët apo droga. Në raste kur kriminelët tentojnë diçka të ndaluar, si p.sh. të fshehin hashash në veturë dhe ta kontrabandojnë në Kosovë, aty fillon puna e vërtetë e policisë: Cila prej veturave të shumta, që kalojnë në pikat kufitare, është ajo e kërkuara? 

Në cilën pjesë të automjetit të tyre e kanë fshehur kontrabandistë mallin e tyre? A posedojnë kontrabandistët atë ditë diçka ilegale, nëse po, çfarë?

Shpeshherë, zyrtarët kanë vetëm një dyshim, mirëpo edhe pas një kërkimi të gjatë ata nuk gjejnë dot asgjë. Në këto raste të vështira, policët kanë nevojë për ndihmën e një profesionisti. Atyre u nevojitet ndihma e komisarit Ayk.

Mirëpo, Ayk nuk është një mbrojtës i zakonshëm i ligjit. Ai nuk është as një metër i gjatë dhe peshon vetëm 35 kilogram. Megjithatë, kontrabandistëve dhe kriminelëve të tjerë ua futë frikën. Sado mirë ta kenë fshehur kriminelët drogën e tyre të ndotur, hunda nuhatëse e Ayk-ut zbulon gjithçka.

Përparësia e qenit pastor Gjerman të policisë është hunda e tij jashtëzakonisht e ndjeshme, e cila ia tejkalon shumëfish shqisës së nuhatjes së një njeriu. Gjatë trajnimit të tij Ayk është stërvitur enkas për nuhatjen e drogave. Detyrën e tij tani ai e kryen si qen nuhatës për policinë e Kosovës. Sektori i tij, K9, ndihmon gjithmonë atëherë kur zyrtarët e tjerë të policisë nuk ia dalin dhe kanë nevojë për mbështetje të veçantë.

Gjatë muajve të fundit, falë Ayk-ut dhe kolegëve të tij njerëzor por, edhe qenëve tjerë si ai, në një pikë të vetme kufitare janë gjetur dhe sekuestruar më shumë se 200 kilogram drogë. Drogë, që përndryshe do të kishte shkaktuar dëme të mëdha në Kosovë. Mirëpo, jo vetëm narkotikët zbulohen nga ekspertët katërkëmbësh të K9-shit. 

Edhe personat e zhdukur gjinden shumë shpejtë nga hetuesi me katër putra. Së fundmi, komisarët me hundë të ftohtë kanë mundur të gjejnë një person të zhdukur nga Kamenica dhe ta ndihmojnë atë që të kthehet në shtëpi. Një arsye më tepër për policinë e Kosovës që të jetë krenare për veten dhe për komisarët e suksesshëm me katër putra.

Për shumë mbrojtës të ligjit, qenët e K9-shit janë bërë tanimë pjesë e pandashme e familjes policore. Kjo lidhje e veçantë pasqyrohet përndryshe edhe në emrin e sektorit K9. Në qoftë se emri K9 shqiptohet në anglisht, ai tingëllon gati si shprehja latine “Canidae” dhe ky nocion në biologji e përfaqëson familjen e qenve. 




Lajmet e Fundit

  1. “HARDH FEST - 2018”

        “Me pamje kah vneshtat” ishte motoja e festivalit tashmë tradicional “Hardh Fest” në Rahovec. Drejtor artistik i këtij festivali, z.Gardalin Shtavica, theksoi se edicioni i sivjetmë u mbajt nga 7 deri më 9 shtator. Gjatë këtij edicioni të “Hardh Fest” janë mbajtur aktivitete të shumta duke filluar me hapjen zyrtare të vjeljes së rrushit për të vazhduar me shpalljen e verëtarit më të mirë, ekspozitën “Hardh Expo” të organizuar nga Nahit Veseli, garat në vjeljen dhe shtrydhjen e rrushit për 3 ditë rresht. Ky edicion pati edhe disa risi si: “Hardh Kids” gjegjësisht aktivitetet për fëmijë, “Hardh Treni” ose udhëtimi me tren nga qyteti deri në Konak, “Hardh Bike” ose vizitat e vreshtave me biçikleta. Më pas u organizua edhe një paradë e mekanizmave bujqësore, nga më të vjetrat e deri te ato më të rejat, nga qendra e qytetit deri ne konak. Në ditën e tretë të festivalit u mbajt ora poetike te muzeu i qytetit dhe në konak u shpall mbretëresha e rrushit.

  2. KOLONIA ARTISTIKE E ARTISTEVE TE RINJ NE FERIZAJ

         Në Galerinë e Arteve në Ferizaj është hapur ekspozita e pikturave “Koloni e Artit”, si rezultat i punimeve të përfunduara në kuadër të "Javës së KFOR-it". Artistët e rinj nga të gjitha komunitetet në Kosovë, në korrik të këtij viti kanë pasur mundësinë që të shoqërohen dhe të komunikojnë përmes gjuhës universale, gjuhës së artit, dhe si rezultat i kësaj shoqërie ata ekspozuan punimet që i mbaruan përgjatë kësaj kolonie.

  3. DITA E BARAZISE SE FEMRAVE NE BONDSTEEL

    Të shtunen më 25.08.2018 në bazën amerikane Bondsteel u organizua Dita e Barazisë së Femrave. Me këtë rast përmes tregimeve personale të katër panelisteve u theksua rëndësia e barazisë gjinore.

  4. COURTOIS ‘NE GREVE’ NUK PARAQITET PER STERVITJE

    Kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar në Ligën Angleze ekipi i Çelsit (Chelsea) është duke u përballur me një krizë të vogël. Kjo sepse, siç raportojnë mediat angleze, pa dhënë asnjë shpjegim dhe pa marrë leje portieri i tyre, Thibaut Courtois, nuk u paraqit për stërvitje.

  5. PER FAT TE KEQ, JO AJO POR ATA SHKUAN NE SHTEPI!

    Për herën e tretë me radhë Kroacia arriti që ta përmbys rezultatin dhe të dalë fituese në këtë botëror. Pas Danimarkës dhe Rusisë kësaj here radhën e pati kombëtarja e Anglisë e cila para se të fillonte ndeshja ishte favorite për shumicën e ekspertëve dhe tifozëve të futbollit.

Me Shume