Lajmet e Fundit

  1. KLUBI “LLAPI” SHENON SUKSESE NE “FUSHE KOSOVA OPEN 2017”

         Ditë më parë u mbajt Turneu i IV Ndërkombëtar i Karatesë "Fushë-Kosova OPEN 2017”. Në turneun në fjalë morën pjesë rreth 300 garues nga Kosova, Shqipëria, Mali Zi, Maqedonia dhe Turqia. Turneu u organizua nga Komuna e Fushë Kosovës, Federata e Karatesë e Kosovës dhe Klubi i Karatesë "Fushë-Kosova", nën patronatin e Kryetarit Burim Berisha.

  2. AKSION PASTRIMI TEK LIQENI I BADOVCIT

         Pas disa thirrjeve të njëpasnjëshme, por edhe lajmërimit në rrjete sociale, të shtunën më 11 mars, nxënësit e shkollave të ndryshme së bashku me mësuesit dhe prindërit e tyre, u bashkuan në ditën vullnetare për pastrimin e këtij liqeni.

  3. BESIAN ZEKAJ, DJALOSHI QE KRIJON VEPRA NGA DRURI PERMES ARTIT

         Pasion i tij ishte piktura. Ka përfunduar shkollën e mesme për këtë drejtim, por sot vizatimet nuk i bën në letër. Në talentin e tij e ka përfshirë traditën 70 vjeçare të familjes, atë të punimit të drurit. Besian Zekaj nga fshati Radavc i Komunës së Pejës, bënë punimet e veçanta nga druri që përdorën si dekore të ambienteve të ndryshme. Ai ka thënë se ka filluar të punoj me këtë, para 15 viteve. 

  4. DORUNTINA, NE KERKIM TE VENDIT IDEAL

         Peizazh i kuq ishte modeli hapësinor, i konstruktuar si tregim, i ndikuar nga veprimtaria njerëzore të cilën e shpalosi Doruntina. Angazhimi i artistes së re me kontekstin, nganjëherë duke kërkuar të përsosurën, dhe gjurmimi për një territor natyror, është fillimi i krijimit të tregimit për ngjarjen. 

  5. DORA E PARE ROBOTIKE, E REALIZUAR NGA STUDENTET E UP-SE

         Inovacion, është ajo që profesor Arbnor Pajaziti, bashkë me studentët e tij së Mekatronikës po mundohen të krijojnë. E kjo është një dorë robotike, e para e punuar në këtë fakultet. Profesor Pajaziti, tregon se si funksionon. “Kemi integruar edhe një senzor të ashtuquajtur EMG, i cili vendoset në muskulin e dorës, dhe në bazë të shtrëngimit dhe shlirimit të dorës, largohen sinjalet në kontrollorin e dorës robotike për të pasur mundësinë që më pastaj të aktivizohen motorët”, u shpreh Arbnor Pajaziti. 

Me Shume